Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, bashkë me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova dhe kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kanë folur sot në një punëtori për Ligjin e ri për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale. Me këtë rast ministri Tahiri, tha se ligji në fjalë u mundëson organeve ligjzbatuese kuptimin sa më të mirë të normave ligjore që atyre iu janë vënë në dispozicion për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Mënyra më e mirë për të dobësuar fuqinë e grupeve kriminale, qofshin në politikë apo në biznes, kudo që janë, është nëse ne arrijmë të konfiskojmë pasurinë e tyre. Jam i bindur se këto grupe do të dobësohen dhe shteti do të dalë triumfues karshi tyre”, tha ministri Tahiri. Në Ligjin e ri për kompetencat e zgjeruara është shtuar numri i veprave penale për të cilat vlen konfiskimi. Aty është zgjeruar konfiskimi jo vetëm për të pandehurin, por edhe për palët e treta. Sipas ligjit të ri, prokurori duhet të dëshmojë se pasuria e listuar për verifikim është pasuri e të pandehurit, ndërsa i pandehuri duhet të dëshmojë se atë pasuri e ka përfituar me burime të ligjshme, për të cilat duhet të ofrojë prova, në të kundërtën, ajo konfiskohet nga Gjykata.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …