Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Është i nevojshëm themelimi i komisionit parlamentar lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka treguar sot në Kuvend  se pse është i nevojshëm themelimi i komisionit parlamentar për rezervat shtetërore. Duke i kundërshtuar pretendimet e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Lila, ai ka thënë se deputet nuk do të bëhen hetues në këtë proces. Abelard Tahiri ka thënë se do të hetohet edhe mbledhja online e qeverisë ku është vendosur për rezervat shtetërore. Ne nuk jemi hetues por po kërkojmë ta përfundojmë mandatin tonë si deputet. Kam hyrë e kam bërë një hulumtim dhe e shihni mbledhjen e qeverisë. E keni vetëm një vendim. Siç duket ka qenë vetëm mbledhje online. Ka shumë çështje politike që kanë dërguar deri te marrja e këtij vendimi. Nga të dhënat në Komisionin hetimor për energjinë patëm edhe arrestime. Ato proces verbale të komisionit hetimor ju kanë shërbyer prokurorisë”, ka thënë, Abelard  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Punëve të Jashtme mblidhet në Luksemburg për të diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli i Punëve të Jashtme i Bashkimit Evropian do të mblidhet më 14 prill në …