Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se pas shqyrtimit të raportit të Komisionit Hetimor për Energjinë Elektrike, të mërkurën, do të dorëzojnë një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ai ka thënë se raporti i Komisionit Hetimor, në të cilin është intervistuar edhe ambasadori Berishaj, përmban shumë gjetje rreth menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës dhe, në anën tjetër po ashtu jemi duke përgatitur një kallëzim penal mbi të gjeturat e këtij raporti dhe në momentin e miratimit apo mosmiratimit të raportit ne do ta dorëzojmë këtë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Tahiri. Abelard Tahiri ka deklaruar se ka dyshime për financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, dy vite më parë nga Martin Berishaj.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …