Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri hedh dyshime se në aferën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj janë të përfshirë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, por edhe persona tjerë qeveritar. Për këtë arsye ai kërkoi hetim ndërkombëtar dhe shkarkim të ambasadorit Berishaj. Tahiri u shpreh se si parti opozitare i shqetëson shumë fakti se ambasadori Berishaj ka një mbrojtje të madhe nga institucionet e Kosovës. “Pra del që zotëri Martin ka marrë diku rreth 1 milionë e 470 mijë euro në një bankë në Kosovë nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe imagjinoni krejt këto para janë tërhequr kesh nga zotëri Martinaj në sy të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në sy të inteligjencës financiare, të policisë, të antikorrupsionit…Dhe mos reagimi i presidentes, i kryeministrit dhe mos shkarkimi i tij dhe mos kërkesa që të fillojë një hetim penal ndërkombëtar jo vetëm për Martinaj, por për disa faktorë se gjithë ky manipulim i madh nuk ka ndodhur vetëm me një person, por ka pasur edhe persona dhe kompani tjera të involvuara në shpëlarjen e këtyre parave. Mos adresimi i këtyre parave nga presidentja dhe nga as kryeministri i bënë përgjegjës direkt dhe me gjasë ata janë të përfshirë në këtë aferë dhe siç duket Berishaj po shkoj, shkon bashkë me këta dhe këta kanë vendosur me qëndruar që të tre në pozicione të tyre duke mos i marrë në konsideratë fare gjithë këta artikuj që dalin në Zagreb, Lubjanë, Beograd… I bëj thirrje presidentes dhe kryeministrit shkarkimi i tij nuk mjafton duhet një hetim I thellë penal për këtë çështje”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …