Abelard Tahiri

Abelard Tahiri, ka njoftuar se po punojnë për të arritur një konsensus për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se po punohet  për të arritur një konsensus lidhur me  shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Nëse arrihet konsensusi i nevojshëm, zgjedhjet mund të mbahen më 30 qershor ose 7 korrik. Jemi në periudhën, afatet e fundit kohore kur duhet të procedohet me mocionin për shpërndarje të Kuvendit, në mënyrë që vendi ynë t’i drejtohet kutive të votimit më 30 qershor ose 7 korrik. Duhet të kapen afatet kohore për 30 qershor ose 7 korrik,” tha Tahiri. Kjo nismë reflekton përpjekjet e opozitës për të adresuar sfidat aktuale politike dhe për të ofruar një zgjidhje përmes zgjedhjeve të reja, duke theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi të gjerë politik për të realizuar këtë objektiv.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …