Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas pajtimit të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit serb Aleksandar Vuçiq për Aneksin e zbatimit të Planit Evropian. Ai ka shkruar se për më shumë se një dekadë, Albin Kurti ua ka mohuar dy milion qytetarëve të Kosovës një normalitet shoqëror e politik, sipas tij, duke premtuar ndryshime radikale në dialogun me Serbinë, si shtegun më të afërt për të ardhur në pushtet. Pavarësisht pretendimeve për t’iu dhënë tjetër emër, gjërave shumë të qarta si zajednica e autonomia politike për serbët, nga dita e djeshme, që të dyja e kanë vulën e Albin Kurtit. Marrëveshja e tij me Vuçiqin, jo vetëm që nuk është e plotë për shkak se nuk i ka sjellë Kosovës as njohje, as funksionalitet, por është e pa përmbyllur sepse i ka hapur dyert dilemave të cilave Albin Kurti nuk do të mund t’iu shpëtojë me deklarata”, ka shkruar Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …