Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita. Vetëvendosja zgjodhi që mos ta përkrah këtë rezolutë, pra pushteti nuk deshi ta përkrah konkretisht Policinë. Ata le të mbesin në batakun e hipokrizisë së tyre duke u mjaftuar me poezi dhe fotografi për Policinë. Ne do të vazhdojmë me angazhimet tona konkrete që e fuqizojnë Policinë e Kosovës.” Tahiri gjatë seancës së djeshme bëri të ditur tri pikat që përfshihen në këtë rezolutë. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu sikur ishim unikë para një jave, të jemi unikë, që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri. AAK, LDK dhe PDK u pajtuan për këtë rezolutë duke votuar pro ndryshimit të rendit të ditës, mirëpo Vetëvendosja abstenoi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …