Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se ka arsye të mjaftueshme që Kuvendi i Kosovës të themelojë një komision hetimor, parlamentar, për kontratat njëburimore. Ai ka thënë se janë rreth 220 kontrata njëburimore në vlerë 153 milionë eurove që janë nënshkruar në vitet 2022-2023. Ato që kanë qenë problematike gjatë qeverisë ‘Kurti’, janë dy lloj kontratash që janë burim korrupsioni. Kur flasim për kontratat sekret ne nuk dimë çka ka ndodhur, nuk e dimë as vlerën e tyre as llojin e produkteve këtu përfshihen edhe vaksinat anti-COVID. Nëse i shohim kontratat një burimore nga një hulumtim i Partisë Demokratike që është bërë në 7 institucione del që vlera totale për vitet 2022 e 2023 është 153 milionë euro. Në total për dy vjet kapin shumë 153 milionë 220 kontrata”, tha Tahiri. Ai shtoi me këtë rast se Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar 87 kontrata në vlerë rreth 102 milionë euro, pa e përfshirë vitin 2021. Abelard Tahiri KEK-un e quajti Korporata Kriminale e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …