Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka ngritur dyshime për arsyen e rritjes së tarifave të energjisë elektrike, vendim ky i marrë në shkurt nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë me arsyetimin e krizës energjetike. Tahiri në një konferencë për media, ka prezantuar të dhënat e sasisë së prodhimit të energjisë elektrike, importit dhe eksportit në katër muajt e fundit në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave të prezantuara nga ai, gjatë kësaj periudhe konsumi i energjisë elektrike është mbuluar nga prodhimi. Gjatë këtyre tre muajve ne e kemi paguar dyfishin e prodhuar nga KEK-u me çmimin e njëjtë. KEK-u nuk e ka shtrenjtuar çmimin e MegaWatit, neve na janë dyfishuar tarifat, plus janë ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave. Si janë shpenzuar rreth 100 milionë euro të ndara nga Qeveria e Kosovës për subvencionim të tarifave. Prodhimi në vendin tonë e ka mbuluar kërkesën për konsum”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …