Ministri në detyrë i Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga të gjitha subjektet politike që t’i kontribuojnë luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit, përmes listave të pastra dhe me njerëz kompetent e me integritet të lartë. “Meqenëse afati për kandidimin e personave për deputet brenda subjekteve politike është në përmbyllje e sipër, si ministër i Drejtësisë ftoj të gjitha subjektet politike që t’i kontribuojnë luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit, përmes listave të pastra dhe me njerëz kompetent e me integritet të lartë. Lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit, përveç rrafshit praktik që është në përgjegjësinë e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit, duhet të marrë dimension të plotë edhe në rrafshin e vullnetit politik për të ndëshkuar ata që kanë rënë ndesh me ligjin dhe që privojnë sundimin efikas të tij” është thënë ndër të tjera në deklaratën e Tahirit.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …