Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka theksuar se Zyra e Rregullatorit për Energji paska pranuar kërkesën nga KESCO për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale. Ai ka thënë me këtë rast se kjo është faza e parë e përpjekjes së qëllimshme dhe të sinkronizuar të pushtetit të Albin Kurtit, që të lejojë rritjen e serishme të çmimit të energjisë elektrike, duke ua shtuar e shumëfishuar këtë barrë të padrejtë qytetarëve. Përderisa debati rreth shtrenjtimit të padrejtë të çmimit të energjisë për afër 400 mijë familje kosovare ende nuk është mbyllur dhe një çështje e tillë është subjekt i shqyrtimit gjyqësor, paralelisht me kohën kur çdo produkt esencial për mbijetesë është shtrenjtuar shumëfish duke e bërë koston e jetesës të papërballueshme për qytetarë, guximi për t’ia mësyrë shtrenjtimit të energjisë elektrike është iluzion i këtij pushteti që i sheh qytetarët e Kosovës si të nënshtruar përballë tij dhe në funksion të tij”, ka shkruar Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …