Shefi i Grupit Parlamentar të PD-së, Abelard Tahiri, e ka vlerësuar të paqëndrueshme analizën dhe reagimin e kryetares ,Vjosa Osmani për raportin e progresit i cili ka konstatuar se mazhoranca aktuale Kurti-Osmani po bënë shkelje serioze me procesin e vetingut. Kryetarja e vendit, e ngarkuar me barrë personale për shkeljet e saj që i janë evidentuar në raportin e progresit, ngarendi dje në konferencë për shtyp për t’i bërë një analizë të paqëndrueshme gjendjes në sistemin e drejtësisë, duke përbuzur punën e dhjetëra e qindra profesionistëve të këtij sistemi, që në baza ditore përpiqen për ta mbajtur atë në këmbë. Konstatimi se të gjithë mekanizmat e tjerë institucional janë të dështuar, për çfarë vetingu është domosdoshmëri, është jo vetëm konstatim i pasaktë por edhe i turpshëm dhe dëm i madh në pasqyrimin e realitetit të vendit në krye të së cilit, ajo e mbanë pozitën e Presidentes”, ka thënë Tahiri. “Pak muaj u deshën për ta parë qartë, dështimin e mazhorancës së Vjosës dhe Albinit që të sjellin ide konkrete e të qëndrueshme për vetingun, gjë që dëshmon paaftësinë e tyre për ta realizuar një proces të tillë”, ka thënë Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …