Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me atë që deklaroi në Bruksel se do të ketë takim me opozitën për tu dakorduar rreth dialogut. Tahiri tha se ende nuk kanë pranuar asnjë ftesë për takim nga Kurti. Ai shtoi se kryeministri nuk është serioz sa i përket këtij procesi. Tahiri theksoi se vendi i vetëm ku duhet të ndodhin takime të tilla dhe diskutime është Kuvendi, janë seancat parlamentare dhe nuk mendoj që ka vend për takime të ngushta mes dy tre vetëve që ndodhin nëpër restorante. Ai madje tha se është dëm i madh që kryeministri shkon në Bruksel për t’i mësuar punët e shtëpisë së tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …