Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ish deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu janë përfshi në një debat të ashpër. Tahiri i tha Haxhiut se partia e saj tani janë në panik sepse e dinë që do të dalin të katërtit në zgjedhje. “Ju nuk jeni me komentu punën e gjykatësve të Kosovës. Pas 6 tetorit dalim fitues dhe ju do vazhdon të mbesni në opozitë. Keni vazhdu me ju vardis Mustafës për koalicion. Sot vërtet e keni problem që AAK-PSD do dalin të tret dhe ju do dilni të katërt. Parti opozitare jeni dhe ende nuk ja keni dal me prezantuar një plan para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri. Ndërsa Haxhiu e akuzoi se kanë votuar për t’ia rritur pagën vetës. “Qeveria ka rrit pagat për zyrtarët dhe prokurorët, sot gjyqtarët dhe prokurorët i kanë rroga më të mëdha se ministrat. Unë nuk kamë marr asnjëherë pagë me rritje”, i është kundërpërgjigjur Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …