leoni

Abelard Tahiri: Lufta e drejtë e popullit tonë në krye me UÇK-në, ishte faktori që përcaktoi realitetin e 24 marsit të vitit 1999

Abelard Tahiri: Lufta e drejtë e popullit tonë në krye me UÇK-në, ishte faktori që përcaktoi realitetin e 24 marsit të vitit 1999

Sot Kuvendi i Kosovës me një seancë solemne ka shënuar 23-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe. Me këtë rast deputetët e Kuvendit të Kosovës, me një minutë heshtje kanë nderuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk mund të kuptohet e as të kujtohet kjo datë historike pa kryefjalën e të gjitha sakrificave dhe përpjekjeve në luftën e drejtë për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Lufta e drejtë e popullit të Kosovës e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte faktori që përcaktoi realitetin e kësaj date që ne po e shënojmë. Ishte kjo luftë dhe UÇK-ja së bashku me protagonistët e saj në mbështetje të të gjithë popullit të Kosovës ajo që bëri që NATO të vihet në mbështetje të vlerave më të larta të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …