Abelard Tahiri: Në 100 ditët e kësaj qeverie asnjë iniciativë nuk pamë, por vetëm shkarkime të bordeve

Abelard Tahiri: Në 100 ditët e kësaj qeverie asnjë iniciativë nuk pamë, por vetëm shkarkime të bordeve

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës për 100 ditë ka dal zhgënjim i madh. Ai, në seancën e sotme të Kosovës, tha se Qeveria Kurti nuk mund t’i arrestojë hajnat sepse vjedhin së bashku. “100 ditë asnjë iniciativë nuk pamë, por vetëm shkarkime të bordeve e po më duket si masat e dhunshme gjatë luftës. Ju po dilni zhgënjimi i madh, jeni shndërruar ndërmarrje e punësimeve familjare. Ju nuk dini asgjë, ju hajnat i keni bashkëpunëtorë. Sot po e kallëzoni fytyrën e vërtetë. Hajnat nuk guxoni me i çu në burg sepse vidhni bashkë”, tha ai. Ai shtoi se Qeveria po i zhgënjen edhe aktivistët e vetë sepse po i sistemon familjarët.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …