leoni

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Numri i qytetarëve të Kosovës që po kërkojnë viza nëpër ambasada për t’u larguar nga Kosova, është alarmant

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pretendon se numri i qytetarëve të Kosovës që po kërkojnë sot viza nëpër ambasada për tu larguar nga Kosova, është alarmant dhe tregues i qartë i zhgënjimit, dëshpërimit të madh me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai ka saktësuar  se vetëm në katër muajt e fundit 199 mijë e 783 qytetarë apo rreth 11 për qind e popullsisë së Kosovës, kanë kërkuar largimin nga vendi përmes pritjes së vizave pranë ambasadave të huaja. “Këta qytetarë janë qytetarë real, jetojnë në kohë reale, kanë emër dhe mbiemër dhe të njëjtit, sot nuk shohin më kurrfarë shprese në horizont përveç largimit, sepse shpresa e tyre është vjedhur nga një pushtet premtues që s’ka aftësi, as ide, as plan e as përkushtim për ta zhvilluar Kosovën”, ka deklaruar, Abelard  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …