leoni

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Partitë politike duhet të nisin punën për reformën zgjedhore

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se partitë politike duhet të arrijnë konsensusin për fillimin e punës për reformën zgjedhore. Në një konferencë për shtyp në selinë e PDK-së, Tahiri tha se e gjithë platforma e propozuar nga Kadri Veseli, me 5 çështje të interesit nacional, duhet të ecë përpara. Gjithsesi ai ka shtuar se një prej atyre që mund të konkretizohet është reforma zgjedhore. “Sa i përket vetë Reformës Zgjedhore, në esencën e saj, Partia Demokratike e Kosovës e sheh si kusht themelor dhe të domosdoshëm, garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë, korrekt e të paanshëm. Ne të gjithë marrim pjesë në jetën politike ku pushteti sovran i popullit legjitimon me votë përfaqësuesit që bartin atë pushtet legjitim, në mënyrë që të realizojnë aspiratat dhe kushtet e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë.

Tahiri deklaroi se pjesë e kësaj Reforme duhet të jenë jo vetëm subjektet politike, por edhe institucionet tjera dhe shoqëria civile, jo vetëm për të përmbushur kriterin e gjithë përfshirjes por për t’i dhënë hapësirë të mirëfilltë një sektori debatues që në fund të ketë një reformë zgjedhore që është tërësisht funksionale.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …