Abelard Tahiri-PDK: Do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme dhe rezolutë kundër ngritjes së çmimit të rrymës elektrike

Abelard Tahiri-PDK: Do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme dhe rezolutë kundër ngritjes së çmimit të rrymës elektrike

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri përmes një konference për media ka ngritur shqetësimet për tendencën e rritjes së çmimit të energjisë nga ana e Qeverisë Kurti. Tahiri ka thënë se kjo është e papranueshme sepse do të rëndoj jashtëzakonisht shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe familjeve kosovare. Sot GP i PDK-së duke parë gjendjen që po rëndohet çdo ditë e më shumë me energji elektrtike, dhe në anën tjetër duke parë papërgjegjësinë e kryeministrit dhe qeverisë, kërkuam që të mbajmë një debat në lidhje me këtë situatë.  Në mënyrë që qytetarët të kalojnë sa më lehtë këtë dimër, kërkojmë që në asnjë rrethanë të mos ngritet çmimi i energjisë. Kjo është e papërballueshme për qytetarët dhe nuk guxon të ndodhë. Abelard Tahiri ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mospërkrahje të mocionit të PDK-së, duke thënë se Kosova është vendi i fundit që po diskuton për ndërmarrjen e masave lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …