Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij nuk është iniciuese për themelimin e Komisionit hetimor dhe kanë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve. Ai e ka thënë këtë në një kundërpërgjigje ndaj shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila pretendon se ligji për hetimin parlamentar nuk lejon të formohet Komisioni hetimor pasi kryesuesi i komisionit duhet të zgjidhet nga partitë që s’janë iniciues të themelimit të Komisionit. “Propozimi i 40 deputetëve është kategori kushtetuese, të cilën seanca s’mundet ta bllokojë, Një formalitet që duhet të ndodhë dhe as për votim s’ka nevojë. Krejt çka duhet në këtë seancë është propozimi i emrave për kryesues, anëtarë dhe pastaj ky komision të vazhdojë punën e tij, sepse 40 nënshkrime janë kategori kushtetuese. Nuk e kemi iniciuar, sot e kemi caktuar”, ka thënë, Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …