Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK po shqyrton mundësinë që të dërgojë në Kushtuese vendimin e kryetares Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Tahiri ka thënë se ekspertët juridikë brenda partisë janë duke shqyrtuar mundësinë për dërgim në Kushtetuese, duke shtuar se vendimi për shkarkim ka qenë i papranueshëm. “Tashmë e kemi marrë dekretin e presidentes së Republikës së Kosovës. Anëtarët tanë të PDK-së janë duke shqyrtuar mundësinë që të dërgojmë në “Kushtetuese vendimin për shkarkim. Shkarkimi është i papranueshëm duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit të organizuara kanë qenë në mënyrë të rregullt. Duke marrë parasysh se dy palë zgjedhjet e fundit i ka fituar Vetëvendosje, atëherë e shohim edhe si të paarsyeshëm këtë vendim”, ka thënë ai. Tahiri po ashtu ka thënë se vendimi ka qenë i orkestruar nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Vjosa Osmani vetëm e ka miratuar si Presidente.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …