Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se pret që të premten të kuptojë nga kryeministri Albin Kurti se me çfarë Asociacioni është pajtuar në Bruksel, pasi konfirmoi se ishte pajtuar me propozimin modern evropian për të përmbushur atë që njihet si Neni 7, apo vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë. Tahiri tha se kanë marr garanci nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që Kurti do të jetë të premten në seancë, për të shmangur bojkotimet që kanë ndodhur së fundmi për disa çështje nga pushteti. Ish-ministri i Drejtësisë u shpreh se pavarësisht se për çfarë është pajtuar Kurti nuk ka mundësi të implementohet pa kaluar filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Tahiri foli edhe për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat Partia Demokratike nuk po i voton. Sipas tij, ata janë të interesuar që të shkurtojnë jetën e Qeverisë Kurti II si dhe në të njëjtën kohë të mos shtojnë borxhin publik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …