Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi afër tri vjet në pushtet nuk ka arritur që të shënojë asnjë moment suksesi e progresi në vend. Në këto tri vite produkt i qeverisjes Kurti kanë qenë keqpërdorimet e korrupsioni në KEK, me kontrata njëburimore, të nënshkruara nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, arrin vlerën e hiç më pak se rreth 75 milionë euro. Nuk kishte si të përfundonte ndryshe veç se ky zotëri të përfundojë në Dubravë aty ku është sot”. Produkt i qeverisjes ka qenë ambasadori Martin Berishaj, “shpëlarës i parave të pista të mafias energjetike serbe, të cilat përfunduan në Kosovë e në Mal të Zi, e i cili për hiç më pak se 2 milionë euro tërhoqi para kesh në sy të institucioneve të Kosovës i papenguar e edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë imunitet e përkrahje si nga kryeministri Kurti ashtu edhe nga presidentja Osmani, Produkt i qeverisjes Kurti për tri vite është edhe Faruk Mujku, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje i arrestuar për korrupsion, të cilit i janë gjendur para kesh rreth 60 mijë euro në shtëpi dhe i njëjti kishte deklaruar vetëm 500 euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Është vjedhja e rezervave shtetërore përmes mikut tuaj Ridvan Muharremi. Vidhet në vaj, në grurë, në sheqer. Lidhjet me Radojçiqin. Ikja masive e të rinjve tanë, kjo është arsyeja pse Qeveria Kurti nuk guxon të nisë regjistrimin e popullsisë. Produkt i qeverisjes tuaj është Besnik Mujeci, një narkotrafikant që u kap me drogë me vlerë 500 mijë e që nuk po lejoni që t’i bastisen pronat. Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit është produkt i kësaj qeverie, tha mes tjerash, Abelard Tahiri.