Abelard Tahiri: Në 100 ditët e kësaj qeverie asnjë iniciativë nuk pamë, por vetëm shkarkime të bordeve

Abelard Tahiri: Qeveria le që po dështon në sigurimin e vaksinave por ende nuk ka program, agjendë dhe plan

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Ai thotë se qeveria ende s’ka program, agjendë dhe plan. Po ashtu, Tahiri akuzon Qeverinë se ka dështuar në sigurimin e vaksinave. “Sot nuk diskutohet për program por Qeveria çdo ditë po prodhon shumë të panjohura. Është e pabesueshme me çfarë temash po merret Qeveria e Kosovës. Shpresoj që ditëve në vijim do të na sjellin diçka në Kuvend që të diskutojmë. Ne s’po kemi kujt t’i bëjmë opozitë”, thotë ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …