Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri reagoi sot pas fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexha, i cili foli për sigurinë në veri dhe protagonistin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiqin. Ai tha para deputetëve të Kuvendit se sa herë kjo Qeveri ka skandale të mëdha pjesëtarë të mazhorancës flasin për veriun, Radoiçiqin, mundësinë e sulmeve e Rusinë, Skandalet janë aq të mëdha sa që është problem nga duhet të fillohet. Abelard Tahiti në radhë të parë përmendi rastin e pagës prej 7.500 euro për këshilltarin Gani Jakupi, vjedhjet e armatosura, zjarre-vëniet në IML, dështimin e regjistrimit të popullsisë. Ai mendon se htyrja e regjistrimit të popullsisë ka ndodhur për t’i fshehur shifrat e frikshme të emigrimit. Prej ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet kemi parë përpjeke për ta penguar punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka saktësuar me këtë rast, Albelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …