leoni

Abelard Tahiri

Tahiri: SHBA-të kanë filluar të marrin veprime ndaj Kosovës si pasojë e mos përmbushjes së kërkesës së tyre

Ministri i Drejtësisë, njëherësh edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se SHBA tashmë ka filluar të merr veprime ndaj Kosovës si pasojë e mos përmbushjes së kërkesës së tyre për taksën. Duke theksuar se qëndrimi i Amerikës për taksën është mese i qartë. “Është e rëndësishme të shohim qëndrimin zyrtar të SHBA-së. Është e rëndësishme të shohim efektin e veprimeve të tyre. Është e rëndësishme të shohim fillimin e suspendimeve që SHBA i bëri asistencës teknike ndaj FSK-së dhe paralajmërimi për suspendim të fondeve të tjera. Është ndalë vizita për 17 shkurt nga garda e Iowa-s, që kishte qenë e planifikuar më parë. Kanë filluar të rrënohen raportet me SHBA-në”, tha ai. Ministri ka thënë se ai vet në Qeveri e ka votuar vendosjen e taksës, por tani është koha për të kaluar në një plan tjetër. “Unë vet kam votuar këtë taksë, por tani është koha që të kalojmë në planin B. E ky plan është propozimi i zotit Kadri Veseli për suspendimin e kësaj takse”. Tahiri ka thënë se për herë të parë ambasada e Amerikës në Kosovë nuk u jep viza zyrtarëve shtetërorë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …