Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar mazhorancën lidhur me abstenimin për ta shqyrtuar në rend dite si mocion urgjent për debat parlamentar vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike. Pas lëshimit të seancës plenare nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Tahiri në një konferencë urgjente për media tha se çdo pikë tjetër që diskutohet sot në Kuvend është e parëndësishme në krahasim me këtë situatë, prandaj PDK propozoi edhe rezolutë për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së dhe anulimin e vendimit të sotëm të këtij bordi për shtrenjtimin e energjisë elektrike. “Sot, ZRRE ka marrë një vendim jashtëzakonisht të dëmshëm për jetën e qytetarëve në vendin tonë, një vendim që e rëndon jashtëzakonisht shumë jetën e çdo qytetari. Mosanagzhimi i duhur i kësaj mazhorance çdo ditë e më shumë po e rëndon gjendjen sociale në vendin tonë. Pra, paga e një mjeku, paga e një punëtori në sektorin privat, paga e një arsimtari, paga e secilit që paguhet nga buxheti i Kosovës dhe nga ai privat, sot e bën të papërballueshme mbulimin e shpenzimeve dhe kosoton e jetesës në vendin tonë.”, tha ai.
