Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Vazhdimisht u ofenduam nga mazhoranca –  Kurti ta shkarkojë ministren Schwarz për narracionin e saj në vijë me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për media lidhur me narracionin e përdorur nga ministrja e jashtme, Donika Schwarz për luftën çlirimtare.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë atë nga pozita e ministres sa më parë.

Edhe sot ishit dëshmitarë të angazhimit të ministres Schawrz në denigrimin e luftës çlirimtare të Republikës së Kosovës. Ajo edhe sot vazhdoi ta fyente luftën e UCK-së, kauzën e cila solli lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi, ajo edhe sot i fyu viktimat të cilat ranë për lirinë dhe pavrësinë e këtij vendi, ajo i fyu të gjitha gratë e dhunuara në Republikën e Kosovës gjatë luftës së vitit 1998/99. Ajo sot fyu sakrificën më të madhe të kombit shqiptar në shekullin XX. Prandaj, ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja e Punëve të Jashtme të flasë me narracionin e ndërtuar në Beograd.” ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se narracioni i minitres Schwarz ishte i njëjtë me atë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe përfaqësuesit të tij Ivica Daçiq

“Kërkojmë nga z. Kurti që sa më parë ta shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme, këtë ministre që në vazhdimësi fyen vlerat më të larta kombëtare të popullit shqiptar, ta shkarkojë këtë njeri e cila në mënyrë të vazhdueshme e denigron pjesën më të ndritur të historisë tonë kombëtare.”, ka thënë ai.

Tutje ai ka theksuar se ishte e pamundur që deputetët e PDK-së të qëndrojnë në seancën plenare ku do të diskutohej për organizimin e arsimit në pandemi, për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve nga deputetët e mazhorancës.

Në vazhdimësi ka tendencë për të ndalë fjalën e deputetëve të opozitës, për t’ua pamundësuar atyre që t’i ngrisin çështjet për të cilat u kanë dhënë vota qytetarët e Kosovës. Prandaj një mënyrë e tillë e sjelljes nga nënkryetarja e kuvendit është e papranueshme. I bëjmë thirrje kësaj mazhorance të papërgjegjshme të tërhiqet nga ky pozicion.”, ka thënë ai.

Tahiri ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të ftoj mbledhje urgjente të Kryesisë dhe aty të vendoset për kohën e vazhdimit të seancës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …