Abelard Tahiri: Vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, Kosovës i duhet një qeveri e re

Abelard Tahiri: Vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, Kosovës i duhet një qeveri e re

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media ka thënë se po presin që Gjykata Kushtetuese seancën kur pati grushte në Kuvend ta kthejë në pikën zero. Para gazetarëve, Tahiri tha se PDK do të kërojë sqarim për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Slavko Simiqin dhe Milan Radojiçiqin. Shefi i deputetëve të PDK-së tha se partia e tij nuk do të marrë pjesë në asnjë votim, deri tek ai për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, pasi siç tha Tahiri rrugëdalje tjetër nuk ka. Deputeti i PDK-së tha se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, pasi Kosovës i duhet një qeveri e re dhe kredibile që trajton problemet ditore të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …