leoni

Nën përkujdesjen e kryeministrit Haradinaj sot bëhet inaugurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Marinë

Abert Dervishi, djali i dëshmorit, Agim Sadri Dervishi reagon kundër afrisë njëra me tjetrën të varrezave në Marinë

Abert Dervishi, djali i dëshmorit të kombit, Agim Sadri Dervishi i rënë në luftime së bashku me  komandant Ilaz Kodrën, ka reaguar lidhur me zhvendosjen e trupave të dëshmorëve nga Polaci në Memorialin e UÇK-së, në Marinë. Ai në shkrimin e tij të dërguar Radios- Kosova e Lirë ka theksuar se: Është e vërtetë që jem pajtuar por unë  si djalë i dëshmorit ditën e premte e kam pasur një polemikë me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci lidhur me  këtë projekt.

Unë u pajtova për zhvarrimin e prindit tim, por nuk u pajtova me mënyrën e rregullimit të varrezave, në Marinë. E pyeta kryetarin a do këtë ndryshim të projektit a do jetë ky sikur ai që  është bërë para 3 viteve, por  kryetari Ramiz Lladrovci e mori  ofenduese atë fjalë, vetëm sepse unë  i thash se  ato varreza janë shumë afër njëra me tjetrën. Pa shkelur  mbi varrin e një dëshmori  nuk mundesh të afrohesh te varri i familjarit, për të vendosur  një lule, apo për ta thënë një lutje. I thash se si të duash merre si nga ana kombëtare si nga ana fetare, nuk lejohet të shkelet  mbi varre. Shkelja mbi varr është sikur të shkel mbi të gjallët. Si dëshmitë për këtë  afri të varrezave njëra me tjetrën, Albert Dervish i ka dërguar edhe fotot në redaksinë e Radios-Kosova e Lirë.

Varrezat Marinë

Varrezat Marinë

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …