Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale iu bën të ditur të gjithë veteranëve luftëtarë, se në vazhdimësi është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të përmbushjes së obligimeve ligjore. Në këtë kuadër, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mirëpret të gjitha kërkesat legjitime në këtë proces. Njëkohësisht, dëshirojmë të informojmë të gjithë përfaqësuesit legjitim të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, se ky është një proces kompleks që kërkon veprime në rrafshin e verifikimit, menaxhimit dhe implementimit të skemës ligjore, dhe në këtë kuadër ritheksojmë që kushdo që plotëson kriteret do të përfitojë nga skema e paraparë. Në funksion të transparencës institucionale dhe publike, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale konfirmon realizimin progresiv të skemës dhe obligimeve që dalin prej saj. Gjatë muajit dhjetor janë paguar 13.324 pensione të veteranëve luftëtarë, kurse gjatë muajit janar janë paguar 14.923 Veteranë Luftëtarë, derisa edhe 3400 janë në proces të verifikimit, që nënkupton krahasimin e të dhënave me ATK, TRUST, kompletimin e dosjes, hapjen e llogarive bankare ka thënë ministri Abrashi.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …