leoni

ADA vazhdon me përkrahjen e sektorit të bujqësisë në Komunën e Suharekës

Pas  implementimit  shumë të suksesshëm të fazës së parë të Projektit SUSI/LDF në periudhën 2015-2016 financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, participim nga partneri Komuna Suharekë dhe implementuar nga Fondacioni Fondi për Zhvillim Lokal, i cili projekt mundësoi mbështetje direkte për 50 (pesëdhjetë) fermerë të Komunës së Suharekës nga të cilët 19 gra fermere,  16 të rinj dhe 1 person me nevoja të veçanta, të mërkurën u nënshkrua Kontrata për Projektin e ri tre vjeçar – faza e dytë.  Me këtë projekt do të përkrahet sektori i Bujqësisë, në veçanti fermerët e vegjël të Komunës së Suharekës. Kontrata u nënshkrua në prani të tre partnerëve, nga të cilët përfaqësues nga Agjencioni Austriak për Zhvillim Z. Gunther Zimmer, përfaqësuesja e Fondit për Zhvillim Lokal Bernardina Krasniqi si dhe Kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj. Në këtë takim Z. Gunther Zimmer shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin në veçanti gatishmërinë e Komunës së Suharekës në participim si dhe implementimin e shkëlqyer dhe sukseset e arritura  nga Fondi për Zhvillim Lokal dhe gjithashtu kryetari Asllanaj shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e Agjencionit Austriak për Zhvillim, në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Komunën e Suharekës, bashkëpunimin me Fondin për Zhvillim Lokal.

Vlen të ceket se kontributi i Komunës së Suharekës është mjaft i lartë dhe domethënës në vlerë monetare 115,500.00 euro të cilat do të investohen direkt në komponentën e granteve. Në anën tjetër Drejtoresha e Fondit për Zhvillim Lokal Bernardina Krasniqi shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për bashkëpunimin e ngushtë të deritashëm me të dyja palët dhe beson fuqishëm edhe në bashkëpunimet tjera në të ardhmen si nga Komuna e Suharekës dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim, në mbështetje dhe fuqizim të vazhdueshëm të sektorit të bujqësisë dhe agrobiznesit në Komunën e Suharekës në veçanti dhe gjithë Kosovës në përgjithësi. Në pyetjen e kryetarit Asllanaj rreth dinamikës së projektit ajo deklaroi se Fondi për Zhvillim Lokal do të filloj menjëherë me planin e aktiviteteve duke i dhënë prioritet komponentës së granteve që ndërlidhet me sezonalitetin në punët në sektorin e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …