Liridon Zogiani, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se babai i tij, Adem Ahmet Zogiani në orën 7 e 30 të mëngjesit të sotëm është ftuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë dhe është dërguar për në Hagë. Ai ka sqaruar se Babi është ftuar nga misioni EULEX dhe nga aty është dërguar për ne Hage, pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja. Adem Zogiani është ftuar nga Prokuroria Speciale për shkak të veprimtarisë së tij në periudhën e luftës. Babi ka qenë një mbështetës i fuqishëm i celulave te para te luftës, në aspektin operativ e sidomos atë financiar, që nga fillimi i viteve i 80-ta . Ishte krah i djathtë i vëllaut të tij Hysenit-njërit nga themeluesit e UÇK-së ( i kidnapuar nga shërbimet sekrete serbe 1998 ). Babi ka qenë i arrestuar disa herë në vitet e 90-ta nga sigurimi serb, duke ia pamundësuar jetën dhe punën në shtëpinë e tij. Pasi që nuk dihej me për fatin e vëllezërve të tij të arrestuar nga regjimi serb, Babi kalon në zonën e luftës, në SHP te UÇK-së, ku ka kryer me sukses te gjitha detyrat që iu kanë besuar për lirinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …