Adem Breznica

Adem Breznica:”Sveçla në takim me Gjuriqin” – ku qëndron mëkati?!

Çka është kjo punë: “Sveçla në takim me Gjuriqin”?! Çka është kjo demagogji gazetareske?! Çka janë këta tituj idiotë?! Kush janë ata engjëj që i satanizojnë të tjerët për ngjyrë politike, ideologjike…?!

Po edhe nëse është takim pune ndërmjet tyre, ç’dmth kjo?! Ç’të keqe ka aty?! Po u supozueka një qeverisje e përbashkët me listën, hë! Çka ka me u çuditë këtu?! Çka ka të re këtu për me shpreh habi, dyshim…?!

Po në qoftë Gjuriqi serb, çka ka lidhje kjo punë?! Po në qoftë se ka të bëj me listën serbe, çfarë mëkati të panjohur e fillestar paska këtu?!

Gjuriqi nuk i kontrollon financat, as kontrabandën, as korrupsionin, as krimin e organizuar, as institucionet e ashtuquajtura antikrim e anti-korrupsion, as ATK-në, as doganat, as hetuesinë, as prokurorinë dhe as gjykatat e Kosovës, e ndoshta as malin e vet! Ai mundet me kanë pjesë e të gjitha këtyre nga pak, ama nuk i kontrollon dot ato…

Gjuriqi mundet me qenë kriminel, ama jo në shkallën e Millosheviqit që vrau 15 mijë shqiptarë, që dogji 300 mijë shtëpi, që dëboi 1 milion shqiptarë nga Kosova; as të Vuçiqit që i ndihmoi asokohe; dhe madje as të këtyre tanëve të pasluftës që e çuan në agoni shëndetësinë, e analfabetizuan arsimin, e shkatërruan ekonominë e Kosovës dhe i dëbuan 0.5 milion banorë shqiptarë të saj (50% më pak se Millosheviqi, ama më sigurt dhe për një periudhë më të gjatë, ndoshta të pa kthim)!

Gjuriqi tenton të copëtoj periferitë e Kosovës, a këta tanët po e copëtojnë brendinë e saj! Gjuriqi mund të haj nga jashtë, ndërsa këta nga brenda!

Prandaj çka janë më të mirë këta kritikuesit se sa Gjuriqi?! Çka janë më pak kriminel këta tanët se sa Gjuriqi?! Çka janë më pak anti-shqiptarë këta tanët se sa Gjuriqi?! Çka janë më pak shkatërrues të Kosovës këta tanët se sa Gjuriqi?! Çka janë më pak koncesionues këta tanët se sa Gjuriqi?!

Pse qenka mëkat të ulesh në përballje me një njeri që, në sy të botës, u soll zvarrë dhe i poshtëruar në Prishtinë e nuk qenka mëkat të ulesh në pazare me ata njerëz që, në sy të botës, e kërrusën dhe e poshtëruan Prishtinën, pa u ndje përgjegjës dhe pa u ardhur turp fare. Fundja, në çfarëdo takimi qoftë dhe më këdo qoftë, më mirë është të bëhet pazare për Kosovën se sa me Kosovën!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …