Adem Bunguri laureat i çmimit “Dea Dardanicae”

Në hapësirën e Muzeut të Kosovës, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Sipas vlerësimit të Jurisë Profesionale, Adem Bungurit, iu nda Çmimi për Veprimtari jetësore “Dea Dardanicae” dhe shpërblimin në vlerë financiare prej 5000 euro. Çmimin Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeqovi” e mori Fatmir Peja – postmortum në një vlerë prej 2500. Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore “Zef Mirdita”, iu nda Florina Jerliut dhe Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu”, iu nda Sabit Sylës. Të tri çmimet kanë shpërblim financiar në vlerë nga 2500 euro secili. Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi e konsideroi se ky aktivitet është në kuadër të mbështetjes së ministrisë për fushën e trashëgimisë kulturore. Ai tha se MKRS do të gjejë rrugë dhe alternativa tjera për të mbështetur tutje të gjitha aktivitete në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Ministri e vlerësoi gjithashtu edhe punën e jurisë. Ndërkaq laureati nga Shqipëria, Adem Bunguri u shpreh se është kënaqësi e veçantë që po nderohet me këtë çmim e veçmas që këto çmime po ndahen në vitin kur Kosova mbush dhjetë vite shtetësi. Juria profesionale ka qenë në përbërje të Nuri Bexheti – historian, Shafi Gashi – arkeolog, Arben Hajdari – arkeolog, Mimoza Dugolli – arkitekte dhe Vlorë Fetaj-Berisha – studiuese e folklorit. Në emër të Jurisë foli Nuri Bexheti i cili tregoi për arsyetimet dhe vlerësimet për punën e të nominuarve për këto çmime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …