leoni

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës e kujton atdhetarin dhe veprimtarin e shquar Adem Demaçin

Sabri Duraku, Lulzim Veliu: Adem Demaçi – simbol i luftes dhe qendreses shqiptare!

Te shkruash per personalitete te medha, eshte e veshtire, por te shkruash për Bacen Adem Demaçi eshte edhe me veshtire, sepse gjitheçka qe te thuash, ke thene pak, por edhe me pak te duket kur e din qe po shkruan per nje mjeshter te fjales e te penes. Megjithate une do provoj te them per kete kolos me rastin e kesaj Ekspozite solide e cila organizohet per nder te 87 vjetorit te lindjes se tij si dhe 25 vjetorit te Epopese se UÇK.
Adem Demaçi u lind me 26 shkurt 1936 ne Prishtine, ne nje familje te varfer, ne fakt te varfer e te shtypur ishin gjithe shqiptaret nen thundren e Serbise, e cila pasi i kishte shperngulur gati gjysme milioni shqiptare drejt Turqise, si dhe i kishte vrare udheheqesit e saj: Hasan Prishtina, Bajram Curri e Azem Bejta, çeshtjen shqiptare mendonte se e ka rregulluar pergjithmone.

Aq te varfer ishte familja Demaçi, sa qe nga 7 femijet e lindur, mbijetuan vetem dy, Aishja dhe Ademi, ndersa vellai i madh Maliqi ju vdiq ne moshen 18 vjeçare nga turbekulozi, Person qe per Ademin do mbetej model e udherrefyes, dhe se emocionalisht gjithmone thonte se une beje jeten e Maliqit dhe Ademit, madje me shume te Maliqit se sa te Ademit.
Lufta e dyte boterore per shqiptaret nuk solli ndonje ndryshim, perveç se u ndryshuan pushtuesit nga ata serb ne italiano-gjerman, te cilet ne aspektin e shkollimit ishin ma liberel, çka shqiptaret e Kosoves e shfrytezuan maksimalisht. Ne kete vale perfitoi edhe Ademi i vogel, i cili u armatos me dije dhe me historine e veshtire te popullit shqiptar.

Mbarimi i Luftes se Dyte boterore per shqiptaret e Kosoves dhe viseve te saj nuk sollen ndryshimin pozitiv te pritur. Vendimet e Konferences se Bujanit u shkelen me te dy kembet, dhe filloi nje njekje e persekutim edhe me i eger se sa perpara. Regjimi ushtarak i vendosur ne Kosove, lufta dhe renja e Shaban Polluzhes me shoke do lenin gjurme te medha ne vetedijen e Ademit, i cili shkollohej me sakrifica te medha, por edhe dallohej ne çdo lami.
Pas fillores e gjimnazit ne Prishtine, ai studioi ne Beograd, studime qe per shkak te kushteve u detyrua ti nderprej e te kthehej ne Kosove, ku u punesua ne Rilindje, si kuader qe premtonte shume. Nga Beogradi ne Prishtine, perveç aspektit gjeografik, Ademi e kuptoi shume mire dallimin ekonomik e politik, sidomos trajtimin e popullit serb dhe atij shqiptar, te cilet trajtoheshin ne menyra shume te ndryshme. Perveç se shqiptaret ishin ne lufte me varferine, ata persekutoheshin e shantazhoheshin ne menyra te ndryshme, me te vetmin qellim qe te shperngulen ne Turqi, shperngulja dhe gjakemarrja nder shqiptare u bene motivi kunder te cileve Ademi do te perkushtohej me gjithe qenjen e tij, dhe prap per te dyja plaget fajtor ishte pushtuesi jugosllav, veçanarisht ai serb. Gjakmarrjen e nxiste me menyra te ndryshme ne menyre te fshete, kurse shpernguljen e organizonte hapur pushtuesi serb, prandaj kunder ketij pushtuesi duhej vepruar, keshtu rezonoi Ademi. Kunder gjakemarrjes Ademi e shkroi Romanin e tij te par, por edhe te parin nga gjithe shqiptaret e Kosove, Gjarpinjte e gjakut, i cili e kritikonte ashper kete ves te poshter tonin, kurse kunder shpernguljes e shtypjes ai perveç shkrimeve, bente edhe propagande gojore ne mes kolegeve e njerezve, dhe mundohej te perfitonte bashkemendimtar.

Normalisht qe gjithaketo shpejt rane ne sy te UDB-ja, e cila edhe e burgosi ate ne nentor te vitit 1958 U burgos
Ademi i vetem, as shoke e as bashkepuntor, ne fakt po te perdoren vargjet e naimit, ai ishte i
vetmi qe bente drite, nje i ri ne moshen 22 vjeçare me nje trup te hajshem kunder nje
aparati te njohur shtypes te nje shteti, qe ne ate kohe e me vone, quhej superfuqia e
Ballkanit. Por Ademi nuk u thye dhe as u ndal, ai pikerisht ne kete kohe vendosi te flijohej
per kete popull. Ne gjyqin e mbajtur Ademi e tregoi gjithe vendosmerine, aftesine dhe
drejtesine e luftes se tij dhe popullit tone. Me fjalen e tij perfundimtare ne kete gjyq, ai u be i
pavdekshem, pjesemarresit ne kete gjykim, te gjithe dolen duke qare nga fjalet e zjarrta te
Ademit te ri, fjale te cilat riprodheheshin e perseriteshin ane e mbane Kosoves. Qe nga kjo
kohe, romani i tij Gjarprinjte e gjakut i be bibel e kuran dhe lexohej fshehurazi sepse tani ai
ishte bere i ndaluar. Ademi dhe burgjet jane nje tjeter histori qe popullin tone e bene te
krenohet per birin e vet, sepse ai u be legjende edhe per popujt tjere, sidomos te shtresave
te tyre te mira. Megjithe qendrimin e tij te pathyeshem ne gjyq e burg, pushtuesi Ademin e
liroi pas tri vjeteve, duke e nençmuar rolin e tij, por edhe duke spekuluar ne moshen e tij te
re. Se shpejti ata u binden se me Ademin i kan bere keq hesapet, sepse heren e dyte ate u
detyruan ta burgosin bashke me 200 te tjere, pra Ademi nga i vetmi qiri, tani u be me 200 te
tjere, prandaj edhe pushtuesi kete radhe ishte i pameshirshem dhe e denoi me 15 vite burg,
por tani qirinjte ishin kthyer ne krushq dhe vala e tyre nuk do te ndalej me. Deri sa Ademi
perplasej here ne Burgun e Prishtines, here ne ate te Nishit, here te Pozharevcit here te
Mitrovices se Sremit, legjenda per te rritej gjithandej deri edhe jashte kufijve, sa qe u be
sinonim i shqiptareve, dhe nuk ishte e rastesishme qe te thuhej: kur thua Adem Demaçi ke
thane shqiptaria.

Rriteshin vuajtjet e Ademit, por rriteshin edhe krushqit e Lirise, ke ta krushq organizuan edhe
Demonstratat per Flamur te vitit 1968. Nga fillimi i viteve 70 filloi nje faze e liberalizimit
politike ne Jugosllavi, nga ku perfituan edhe shqiptaret, madje perfitoi edhe Ademi i cili i
lirua pas 10 viteve, sepse pushtuesi mendoi se edhe Ademi do te kete reflektuar sado pak
dhe do te behej me lojal shkaku i permiresimit te kushteve per shqiptaret. Por me Ademin
ata i kishin bere llogarit gabim, Ademi tani ishte kthyer ne legjende te vertete, dhe vetem
egzistimi i tij, paraqiste rrezik politik per ta. Per shqiptaret ai ishte mesia qe ngjallte dashuri e
shprese per vendin, por vendosmeri e urrejtje per pushtuesi. Shtepia e tij tani ishte kthyer ne
nje vend te shenjte, ku shqiptaret tani shkonin dhe mjaftoheshin edhe vetem shifnin qe te
frymezoheshin e te ktheheshin ne Krushqi te Lirise. Ne keto kushte me 1975, me rastin e
shperndarjes se trakteve ne konvikte te studenteve, i organizuar ky aksion nga Rexhep Mala,
me vone Hero i Kosoves, e burgosin se bashku me shume te tjere, dhe e denuan me 15 vjet
burg. Siç duket per Serbine Ademi ishte me i pa rrezikshem kur ai ishte prapa grilave.
Tani Ademi burgun e kishte kthyer ne vend pune, apo siç thonte ai me ironi: ne zyre, dhe
rojet e gardianet e burgut ne sherbetor te tij. Vetem nje qendrim dhe ndryshim te realitetit,
mund ta bente te mundur ruajtjen e maturise, mençurise dhe taktit qe edhe ne keto kushte
te dish ta udheheqesh nje popull ne udhekryqe te tilla çfare perjetoi ai.
Nuk ishin te rastesishme brohoritjet e demonstranteve ne vitin 1981: Kosove Adem jemi gati
kurdohere; apo Adem Demaçi hero i popullit. Dridheshin sheshet e Prishtines, Ferizajit e
Podujeves. Ademi tani takohej me nxenesit dhe idhtaret e tij neper burgje, takohej me
ushtaret e ardhshem te Lirise, e ndojhere edhe me ndonje Komandat te ardhshem, e nder ta
nje nder ma te njohurit Fehmi Lladrovcin ne burgun e Lepogllaves.

Tani Admi e kishte nje detyre tjeter, ti edukonte dhe formonte ne ushtare dhe komandante
te vertete, sepse koha po vinte me heret se sa vone, dhe ne kete qellim me te vertete ja
arriti, sepse ushtaret tane kurre dashurine ndaj atdheut e paten mbi gjitheçka, por kurre nuk
lan te verberohen nga urrejtja e te kryejne veprime terrori e te shemtuara si popujt
pushtues, por e ruajten fytyren e poster te luftetarit te lirise, po populli yne te krenohet
gjithmone me ta.Kur doli nga burgu pas denimit te trete ne vitin 1990 e gjeti popullin e
rreshtuar ne pozicionin e duhur, ashtu siç deshi gjithe jeten e tij, dhe kjo i dha atij
satisfaksionin me te mire per gjithe ate mund e sakrifice, dhe jo vetem kaq, por edhe
faktorin nderkombetar tani e gjeti te kthyer me vemendje nga ai e shqiptaret. Dhenja e
çmimit Saharov ne vitin 1991, ishte edhe nje pranim dhe kerkim falje pse Evropa ishte sjellur
karshi Ademit dhe shqiptareve si njerke.

E para eshte fjala, thote bibla, e para eshte fjala dhe ideja do thonte Adem Demaçi, dhe ideja
e Ademit kerkonte nje shkalle tjeter te zhvillimit.
Ish Jugosllavia ziente dhe ishte para nje shperthimi,ishte shume e veshtire qe gjithe kjo te
kanalizohej urte dhe drejte. Ne kete kohe i paraqiten edhe personalitete tjera qe u munduan
ta japin kontributin e tyre ne realizimin e qellimit te shqiptareve. U dalluan ne kete mes
Anton Çeta e Ibrahim Rugova etj., por ne kete kohe po dallohej e organizohej shkolla e
Demaçit, dhe si çudi po shkelqente ne kete rruge te lavdishme nje tjeter Adem, i cili ishte
qeliza dhe guri i pare i asaj Ushtrie te quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosoves. Adem Jashari jo
vetem kaq, po do behej edhe Komandanti kryesor i saj, qe me vone te kthehej ne
Komandant Legjendar.
Adem Demaçi ne rrafshin Politik dhe Adem Jashari ne rrafshin ushtarak vazhduan krah per
krahu deri ne vitin 1998 ne Mars para 25 viteve ne Luften Heroike te Prekazit Adem Jashari
bashke me babe Shabanin e vella Hamzen dhe gjithe familja e tyre e shenjte, rane per te
mbetur pergjithmone te pavdekshem, duke u bere keshtu guri themeltar i shtetit me te ri te
Kosoves.
Pikerisht Beteja e Lavdishme e Prekazit u be simbol, edhe per gjithe UÇK-en, prandaj edhe
quhet Epopeja e UÇK-s 25 vjetorin e se ciles edhe po e shenojme me kete ekspozite.
Adem Demaçi e nisi e Adem Jashari e bitisi, dhe keta trima e hero te Kosoves tone te dashur,
do mbeten si dy kokat e shqiponjes ne flamurin tone kombetar.
Rrofte kujtimi i tyre!
Rrofte populli shqiptar!
Lavdi deshmoreve te Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …