leoni

Adem Grabovci

Adem Grabovci thotë se EULEX-i nuk ka të drejtë të përgjojë as t’i publikojë ato

Duke folur për shkrimin e publikuar në portalin e ashtuquajtur, “Insajder”, i cili është  në shërbim të UDB-së dhe EULEX-it, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka deklaruar për mediet se shkrimet e shpifjet e tilla  ia rikujtojnë  kohën kur e ka  arrestuar UDB-ja Jugosllave. Më kujtojnë kohën kur më kishin akuzuar për veprat e mira për të mirën e vendit në vitin 1984. Më patën bërë akuza të rënda dhe kur i lexoja në burg, mendoja kush është ky njeri. Edhe tash po ndodhë e njëjta gjë, nuk është shumë e panjohur. Tendenca për të eliminuar njerëz është shumë e madhe, ka thënë Adem Grabovci, dhe është zotuar se në momentin kur do të kthehet në Kosovë, do të marrë të gjitha masat e kësaj çështje, sepse EULEX nuk ka të drejtë të përgjohet në këtë mënyrë”, ka thënë mes tjerash Grabovci për “Zërin”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …