Adem Lushaj: Ata dhanë jetën për lirinë e Kosovës, NE gjakun për të shpëtuar jetëra njerëzish

Adem Lushaj: Ata dhanë jetën për lirinë e Kosovës, NE gjakun për të shpëtuar jetëra njerëzish

“Ata dhanë gjakun për lirinë e Kosovës, ndërsa ne po japim gjakun tonë që të shpëtojmë jetëra të njerëzve”, deklaroheshin qytetarët e shumtë të cilët ia kishin mësy fshatit Carrabreg të Deçanit, në përgjigje të ftesës së Kryesisë së fshatit për dhënien vullnetare të gjakut, organizim tashmë tradicional në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Qytetarët të veshur me bluza qëbartnin mbishkrimet “Carrabregu dhuron gjak” dhe maska e dorëza mbrojtese, prisnin në radhë për t’i kaluar testet mjekësore dhe pastaj të japin lëngun e shtrenjtë që iu rridhte nga damarët e duarve.

Arton Loshaj, kryetar i fshatit ka thënë se është organizim tradicional i cili ka filluar disa vite më parë, mu në ditën e kujtimit të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Bijve të këtij fshati nuk iu kishte dhimbsur as gjaku e as jeta, për lirinë të cilën e gëzojmë sot, ndaj as NE nuk do kursejmë gjakun tonë që të shpëtojmë jetëra të vëllezërve dhe motrave të këtij vendi, të familjarëve të atyre që flijuan vetën për ne”, shprehët Loshaj, i cili ka falënderuar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, të cilët në vazhdimësi iu kishin përgjigjur ftesës për të mundësuar shënimin e këtij aktiviteti. Sipas kryetarit Loshaj, interesimi i qyteyarëve ishte i madh, por mundësitë kohore kanë bërë që gjakun e tyre ta japin 140 qytetarë të Carrabregut dhe fshatrave tjera të Deçanit, por edhe jashtë Deçanit, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Për mjekun Adil Dobraj, aq sa është madhore organizimi i bërë nga Carrabregu, edhe më madhore është gatishmëria e qytetarëve që ti përgjigjen këtij aksioni, e që do thotë se një pikë gjak i dhuruar, një jetë më shumë. “Solidariteti për dhurim të gjakut është akt madhor, sepse kemi raste të shumta që jeta e qytetarëve varët nga një pikë gjaku, ndaj me të drejtë thuhet se një pikë gjak e dhuruar është një shpëtim jete”, na thotë specialisti i anasteologjisë Adil Dobraj, e sipas tij, aktivitete të tilla të dhurimit të gjakut duhet të kemi anekënd Kosovës. Ndërkaq, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë ka thënë se ishte e befasuar për humanizmin e deçanasve për të dhënë lëngun më të shtrenjtë, për të dhënë gjakun e tyre për shpëtim jetrash. “Qendra jonë, jo vetëm ftesës së fshatit Carrabreg, por do i përgjigjemi çdo aksioni i cili ka të bëj me shpëtim të jetërave, ngase një pikë gjak, mund të shpëton një jetë njëriu”, është shprehur drejtoresha Zhubi, e cila ka përgëzuar stafin mjekësor që në ditë pushimi kanë treguar gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigj këtij aksioni vullnetar të dhurimit të gjakut.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …