Adem Lushaj: Dervishkomi ofron mundësi të jashtëzakonshme për qendër të skijimit

Adem Lushaj: Dervishkomi ofron mundësi të jashtëzakonshme për qendër të skijimit

Deçani konsiderohet si njëra ndër komunat me resurset më të bollshme natyrore për zhvillimin e turizmit masiv dhe alternativ. Këtë gjë ua mundëson masivi i Bjeshkëve të Nemuna. Resurset e këtushme mundësojnë zhvillimin e turizmit gjatë dimëror dhe veror. Kushtet klimatike, relievi, flora, fauna, hidrografia, pyjet,… janë vetëm disa nga të mirat këtyre bjeshkëve, të cilat mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm të të gjitha llojeve të turizmit. Turizmi dimëror zë një vend të rëndësishëm, pasi që kjo komunë ka hapësira të shumta për staza skijimi, e sidomos Bjeshka e Belegut dhe Bjeshka Dervishkomi. Edhe pse dita-ditës është duke u rritur popullariteti dhe numri i dashamirëve të skijimit në Komunën e Deçanit, ende mungojnë kushtet infrastrukturore për zhvillimin e këtij sporti. Pra, krahas Qendrës tashmë të njohur të skijimit, asaj në Bjeshkën e Belegut, si qendër me kushte jashtëzakonisht të mira për zhvillimin e skitarisë, është rrafshnalta DERVISHKOMI me një lartësi mbidetare prej 2110 metra dhe sipërfaqe mbi 120 hektarësh. Kjo qendër do te krijonte kushte të favorshme për turizëm, gjë që do të ndikonte në rritjen e numrit të turistëve, si në periudhën e dimrit, ashtu edhe të verës.. Ky vend ka konfiguracion shumë të mirë për sporte dimërore, si dhe borë të mjaftueshme e kualitative për zhvillimin e skijimit alpik dhe nordik, si për profesionistë, ashtu edhe për amatorë. Konfiguracioni i këtij terreni u jep mundësi edhe familjeve, sidomos fëmijëve që të lëshohen shtigjeve të Dervishkomit, duke e bërë skijimin sport masiv, tërheqës dhe atraktiv, për të gjitha moshat dhe kategoritë sociale. Një qendër e tillë sportive, do të mund të shfrytëzohej edhe gjatë stinës verës për qëndrim dhe akomodim të vizitorëve bjeshkatarë. Pra, Dervishkomi është një resurs jashtëzakonisht me vlerë, ndaj kërkohet të hartohen projekte në detaje për shfrytëzim të këtyre hapësirave malore. Mbi të gjitha, kërkohen investime në infrastrukturën rrugore, të energjisë elektrike dhe ujit.

“Duke vizituar këto bjeshkë, e sidomos kur isha në shoqërim të vizitorëve që vinin nga jashtë Kosovës, isha i mahnitur me bukuritë e resurseve tona malore, ndaj edhe më lindi ideja që të investoj në ngritjen e bujtinave, me pretendimin që të bëjmë Kompleks turistik”, na thotë Qazim Tolaj nga Pobergja, njëri nga ata që mendon se investimi më i mirë i kapitalit familjar është që të investon në fushën e turizmit. Tolaj, jo rastësisht ka planifikuar që të realizon projektin e tij në Pllaqicë të Vokshit, 200-300 metra në afërsi të Dervishkomit, njërës nga Qendrat e mundshme të skijimit në Komunën e Deçanit. Gjithnjë sipas tij, resurset e Bjeshkëve të Deçanit, janë dukshëm më të preferuara për turist, se sa të komunave tjera. “Do përmendi një rast kur shoqëroja disa zyrtarë të USAID-it që kishin dëshirë të vizitojnë Bjeshkët e Deçanit. Ishin të befasuar kur në muajn maj, gjejmë borë mbi sipërfaqe të tokës, aq sa mund t”i plotësonte kushtet për skijim”, ka treguar Qazim Tolaj, për të cilin jetëgjatësia e borës në këto bjeshkë, mund të jetë deri në 8 muaj. Tolaj, me ndihmën e arkitektëve ka hartuar projektin e Kompleksit turistik “HOTEL SWISS”, ku tashmë ka ngritur objektin bazë me 5 dhoma dhe hapësirat tjera përcjellëse, ndërtim i bërë nga druri dhe guri. “Synimi ynë është të ndërtojmë një Kompleks turistik në afërsi të Dervishkomit, i cili do përmbush kërkesat e turistëve, por gjithnjë duke respektuar ligjet dhe rregullat ndërtimore që aplikohen për zonat malore”, është shprehur Tolaj, për të cilin sfidë paraqet infrastruktura rrugore dhe elektrifikimi i zonës, edhe pse ka zgjidhje të përkohshme nga energjia solare. Ai thotë se është i fokusuar në turizëm, ngase kemi resurse të bukura natyrore dhe turizmi tashmë është në trend të rritjes dhe vije shpejt te kapitali. Njëkohësisht fton investitorët që kapitalin e tyre ta drejtojnë kah Bjeshkët e Nemuna, kah bjeshkët e Deçanit, ndërsa institucionet e Kosovës në ofrim të kushteve ligjore dhe investim në infrastrukturë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …