Sikur nuk kanë të ndalur sukseset e femrave shqiptare në politikën zvicerane. Pas zgjedhjes së prizrenases, Ylfete Fanaj, si kandidate e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Parlamentit të Kantonit të Luzernit, në garën për pozita vendimmarrëse është edhe deçanasja, Drita Syla, që garon në listën e Partisë Socialiste të Zvicrës. Drita Syla, së bashku me tri shqiptare tjera, janë në listën përbërëse prej 40 kandidatëve që ka Partia Socialiste, e cila konsiderohet ndër subjektet kryesore politike.
Në shumë faqe të mediumeve zvicerane, shkruhet për motrën e respektuar medicinave, Drita Syla. Kjo, jo vetëm që është kandidate për Kuvendin e qytetit Wil, të Kantonit të St. Gallenit, por edhe për punën që bën me persona me aftësi të kufizuara, e posaçërisht me personat e paralizuar. Mediat zvicerane e vlerësojnë lart humanitetin e saj, punën profesionale që bën si “eksperte e plagëve”, për kujdesin që tregon për personat në nevoja të veçanta.
E lindur në Dubravë të Deçanit, si fëmija i dhjetë i Rexhep Tafilaj, në moshën 18 vjeçare, Drita kishte emigruar në Zvicër. Ajo, me përkushtimin e saj profesional, mbrojtjen e të drejtave njerëzore, e fiton respektin e të gjithëve, gëzon respektin e qytetarëve të qytetit Wil, respektin e banorëve të Kantonit, St. Gallen.
Partia Socialiste e Dario Sulzer, si partia kryesore në Zvicër, duke parë autoritetin që gëzon Drita, i kërkon asaj që të bëhet pjesë e listët garuese për qytetin Wil, së bashku edhe me tri femra tjera shqiptare. Ajo, me modesti flet për veten dhe shkrimet nëpër mediat zvicerane të cilat e lavdërojnë me epitete të ndryshme për përkushtimin që ka për punën, për pacientët e saj. Drita, pos angazhimeve të përditshme në dhënie të shërbimeve mjekësore, sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë, është mjaftë aktive edhe në fushatën e saj zgjedhore. Sipas saj, fushata zgjedhore është e orientuar në tri fusha kyçe, si: Barazia mes njerëzve, përkushtimi ndaj fëmijëve dhe të moshuarve, si dhe zhvillimi ekonomik. “Me fanatizëm e themi se do angazhohem në barazinë mes njerzve, përkujdesjen ndaj grupeve të margjinalizuara, e veçamërisht të personave me aftësi të kufizuara dhe të paralizuar, ka bërë të ditur përmes rrjetit social, nëna e dy fëmijëve, Drita Syla, e cila ndihet krenare për partinë e saj, ngase kjo parti kishte qenë në pushtet në kohën kur Zvicra e kishte njohur pavarësinë e Kosovës. “Punën që bëj në perkujdesjen ndaj të moshuarve, është frymëzim nga vendlindja ime, shteti i Kosovës”, na tregon motra Dritë, e cila rrugën e parë të dijes e kishte filluar në Gramaqel, me mësuesen Vahide, njëkohësisht ishte edhe motra e saj. Ajo në thotë se do këmbëngul në realizimin e projekteve nga të cilat do përfitojnë fëmijët dhe të moshuarit, do të përfitojnë personat me aftësi të kufizuara.
Në rrafshin kombëtar shqiptar, Drita synon që të ketë sa më shumë projekte që mundësojnë shkëmbimin e ideve dhe përvojave mes zvicranëve dhe shqiptarëve, ngase në këtë mënyrë (Drita mendon), se brymosën idetë e mira të punës së rinisë në Kosovë, sikurse që edhe rinia zvicrane mundet me mësue nga përvojat e rinisë kosovare. Për situatën në Kosovë, ajo thotë se është tepër e zhgënjyer me përqarjet mes politikanëvee në veçanti mes liderëve. “Kur dëgjoj se dikush për Qeverinë e Kosovës fol se është e kapur apo e bandave, kjo më shqetëson, sepse vet na po e përdorim gjuhën e anmikut”, ka nënvizuar Drita duke u shprehur se mundemi me pas dallime në mënyrën e qeverisjes, por kurrsesi nuk guxojmë me e cenu shtetin, për popullaritet momental. Gjithnjë sipas saj, Gjykata Speciales duhet rrespektuar, ngase është duke punue me ligjet e Republikës së Kosovës. “Nuk mundemi me ndryshu ligje e Kushtetuta, sa herë që dikujt nuk i pëlqen diçka. Korrupsioni është virus i rrezikshëm i “shëndetit shtetëror”, prandaj kjo dukuri duhet të zhduket në të gjitha sferat”, ka deklaruar Syla për të cilën miqësia shqiptaro-amerikane është në baza të shëndosha dhe reciprokisht e përshtatshme për të dy anët. “Edhe miqësia me Bashkimin Evropian duhet kultivue, duke përfshi Zvicren dhe Britaninë e Madhe, ngase BE-ja, Zvicra e Anglia, janë definitivisht të kordinueme me Ameriken. Inkuadrimi në NATO dhe BE, për Kosovën është i natyrshëm dhe i dobishem, sepse shqiptarët tashmë kanë shtrirje në të gjitha shtetet e botës, e sidomos në Evrop dhe Amerikë. Unë, çdoherë do jam e gatshme me i fuqizue vlerat e miqësisë mes Zvicres dhe Kosovës, në shërbim të kombit shqiptar, sikurse që do të jem në shërbim të plotë të shtetit tim, Zvicres”, ka shtuar deçanasja, Drita Syla, kandidate për zgjedhjet e shtatorit në qytetin e Wil të Kantonit St. Gallen në Zvicër.