leoni

Adem Lushaj: Kolonel Ibishi: Kosovës i duhet Njësiti i helikopterëve dhe avionëve për menaxhimin e emergjencave

Adem Lushaj: Kolonel Ibishi: Kosovës i duhet Njësiti i helikopterëve dhe avionëve për menaxhimin e emergjencave

Përderisa Kosova, sikurse edhe shumë vende të botës po përballën me simptomat e Corona Virus-Covid 19, ekspertët e sigurisë, edhe kohë më parë, por edhe tash, e theksojnë nevojën e krijimit të forcave për ndërhyrje emergjente në menaxhim të situatave të caktuara. Këtë gjë e pohon edhe ish zv. ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficeri i karrierës dhe eksperti i aviacionit, kolonel Ismet Ibishi, i cili ka njohurinë dhe përvojën 40 vjeçare në krijim të kapaciteteve institucionale të fushës përkatëse.

“Krijimin e Forcës Ajrore (Njësiti i helikopterëve dhe Njësia e avionëve për menaxhimin e Emergjencave), Themelimi e Policisë Rezervë (2500-10000), Njësit për kërkim dhe shpëtim urban, zjarrëfiksët rezervë, ngritjen e sistemit të alarmimit publik në nivel vendi, funksionalizimi i infrastrukturës operative, e në veçanti të qendrave të alarmimit nga niveli lokal, deri ta ai qendror,…janë disa nga veprimet emergjente që duhet të merr Qeveria e Kosovës”, ka thënë përmes telefonit, Ismet Ibishi, sipas të cilit, projekti për funksionalizimin e Njësitit të helikopterëve për policinë e Kosovës, si kapacitet i pazëvendësueshëm në ngritjen e sigurisë, nga kufijtë, e gjerë tek ndihma e qytetarëve nëpër vendet në nevojë, është i gatshëm. Për përgatitjen e një projekti të tillë dhe jetësimin e këtij kapaciteti institucional ajror, sa isha në detyrën e zëvendësministrit, kisha bashkëpunuar me shumë ekspert dhe vullnetar të fushave të ndryshme të aeronautikës. “Në këtë projekt mjaftë të rëndësishëm ishte punuar me përkushtimin më të madh, çka duhet falënderuar kolegët e aviacionit, Ali Aliun-piloti i parë  shqiptar, Skënder Ahmeti dhe Neshat Fluga, që pa ndihmën e tyre, nuk do përgatitej një projekt kaq voluminoz”, ka nënvizuar Ibishi, duke shpresuar që ky projekt do të jetësohet nga Qeveria e Kosovës që udhëhiqet nga Kryeministri Kurti, duke ndarë edhe buxhet të duhur për blerje të helikopterëve. Ai ka thënë se jemi dëshmitar të shumë situatave emergjente, ku nga mungesa e avionëve për ndërhyrje të shpejtë, kishim humbje të  njerëzve dhe dëmtim të pasurisë, siq ishte rasti i Malishevës.. “Njësiti  i Avionëve për menaxhimin e situatave emergjente, krahas dezinfektimit nga rriqrat, mushkonjat dhe insektet që janë të dëmshme për njeriun dhe bujqësinë, do te jetë e gatshme të menaxhon edhe me zjarret në çdo cep të Kosovës”, ka treguar kolonel Ibishi, duke propozuar si prioritet primar regrutimin (shkollimin) e të rinjve në fushën e aeronautikës, për të gjitha drejtimet e domosdoshme, regrutim që do bëhej përmes procedurave të përzgjedhjes dhe shkollimin e tyre në ndonjërën nga shtetet mike.

Po ashtu, ndër prioritetet e Qeverisë së tashme, duhet të jetë edhe Themelimi i Policisë Rezervë, si forcë e pa zëvendësueshme në situata të rënda emergjente, nga të cilat edhe ne mund te përfshihemi. Këtu përfshihet dokumentacioni i nevojshëm, si dhe seleksionimi, regrutimi dhe trajnimi, fillimisht i 2500 policëve e çdoherë në rritje të numrit tyre. “Sa më kujtohet, vetëm dy shtete në rajon, por edhe në gjithë Evropën, nuk kanë në dispozicion këtë strukturë (Kosova dhe Shqipëria). Në vlerësimin e rreziqeve, ne mund të kanosemi nga shumë fatkeqësi të mundshme siç janë: tërmetet, pasi që gjendemi në zonën sizmologjike deri ne 9 shkallë të riterit, vërshimet, zjarret, rrëshqitje bore, shpërthimi i pendëve të larta të liqeneve, etj”, ka treguar eksperti i aviacionit, Ismet Ibishi, duke thënë se është projekti i detajuar, ndaj kërkohet buxhet për implementimin e tij.

“Ndërtimi i Infrastrukturës operative nga niveli lokal, gjerë tek ai nacional, që do thotë hartimi i projekteve të sistemit dhe qendrave operative të përgjithshme, në këtë mes hynë edhe evidentimi i kapaciteteve shtetërore dhe private, operacionalizimi i të gjitha qendrave operative në të gjitha nivelet e shtetit, sipas Planit të reagimit kombëtar dhe Sistemit të integruar të emergjencave, duhet të jetë një nga prioritet qeverisës së tashme”, ka nënvizuar Ibishi, duke treguar edhe për nevojën e ngritjes së qendrave të alarmimit në të gjitha zonat ku mund të paraqitet rreziku për jetërat e njerëzve.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …