Adem Lushaj: Shoqata “Dardania”, ndërton shtëpi për familjen, Çelaj nga Sopoti i Bajram Currit

Adem Lushaj: Shoqata “Dardania”, ndërton shtëpi për familjen, Çelaj nga Sopoti i Bajram Currit

Në fytyrat e familjes katër anëtarësh të Selim Mal Çelës nga Sopoti i Bajram Currit, vërehej buzëqeshja, ngase pranuan qelsat e shtëpisë së re, investim i bërë nga bashkatdhetarët e bashkuar rreth Shoqatës “Dardania” e Manheimit të Gjermanisë. Për të qenë pjesë e gëzimit të familjes Çelaj, kishin ardhur edhe, Besnik Dushaj, kryetari i Bashkisë së Bajram Currit; Islam Lauka, ish Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë; Faik Tofaj, nënkryetar i Komunës së Junikut; si dhe përfaqësuesit e Shoqatës “Dardania”, të kryesuar nga kryetari i Shoqatës, Naser Hoxha.

Për, kryetarin e Bashkisë, Besnik Dushaj, ndihma që epet nga atdhetarët shqiptar nëpër shtetet e botës, është vepër e zemërgjerësisë shqiptare, ngase shtrirja e dorës për përkrahjen e familjes Çelaj, është përkrahje për vet Bashkinë. Dushaj, pasi ka njoftuar për zhvillimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë,…është shprehur falënderues dhe mirënjohës për Shoqatën “Dardania” dhe kryetarin e saj. Sikurse kryetari Dushaj, edhe diplomati i karrierës, dr. Islam Lauka,

është shprehë falënderues për ndihmën e dhënë nga ata që kanë treguar zemërbardhësinë e tyre duke hap “kuletën e xhepit” të fituar me mund e djersë të pastër.  “Pavarësisht që në ekonominë e tregut, interesat egoiste, rendja pas parasë dhe fitimit, shumë njerëzve ua kanë errësuar sytë, për fat të mirë, kanë mbetur ende të atille siç janë bashkatdhetarët tanë në Manheim, tek të cilët njerëzillëku dhe solidariteti vëllazëror, kanë lëshuar rrënjë të thella. Është ky humanizëm dhe solidaritet që kanë sjellë gëzim dhe shpresë tek shumë familje në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa tani ua kthejnë buzëqeshjen e humbur prej vitesh bashkëshortëve Çelaj dhe dy fëmijëve të tyre të bukur”, ka thënë diplomati Lauka, duke mos kursyer fjalë miradie për Shoqatën “Dardania”.

“Ju  mirënjohës gjithë anëtareve të  shoqatës “Dardania”, si dhe mijëra të tjerëve në gjithë Gjermaninë, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme për familjet në nevojë, sikurse që është përkrahja për familjen Çelaj”, është shprehur kryetari i “Dardania”, Naser Hoxha, duke shprehë falënderim për pritjen e bërë nga Bashkia e Bajram Currit, ndërkohë që ka premtuar angazhim të mëtejmë për tu dal në ndihmë atyre që kanë nevojë për përkrahje.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …