Adem Lushaj

Adem Lushaj: Universiteti i Gjakovës përfitues i projektit të Erasmus + (QATEK)

Projekti, “Drejtë një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-QATEK” (QATEK- Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo), është projekti i radhës i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Ky projekt i cili realizohet në partneritet edhe me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Lubjanës (Slloveni) Universitetin e Romës (Itali ), Universitetin Talini (Estoni), Universitetin e Gjilanit dhe Mitrovicës, ka për qëllim ndërtimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësuesëve të rinj. Kështu ka bërë të ditur, rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, duke treguar se projekti në fjalë mundësohet nga Fondet e Bashkimit Evropian, të programit ERASMUS + dhe kap vlerën rreth 1 milion euro. Gjithnjë sipas rektorit Nimani, UGJ “Fehmi Agani”, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe ndërkombëtarizimit, ka shtrirë bashkëpunimin me shumë universiteti të botës, duke realizuar edhe projekte të përbashkëta sipas Programis ERASMUS+. Nimani ka treguar edhe për vendimin e marrë nga Këshilli Drejtues i Universitetit për themelimin e Ambulancës Universitare, e cila do të jetë në shërbim të studentëve për ndonjë rast shëndetësor, të paraqitur gjatë kohës së veprimtarisë së tyre të studimeve. “Universiteti i Gjakovës në vizionin e tij, ka për qëllim ofrimin e shërbimeve efikase në Ambulancën Universitare, krijimin e kushteve optimale infrastrukturore dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, ka thënë rektori Artan Nimani, i cili thotë se është i përkushtuar që ky universitet të renditet lartë në mesin e univeristeteve më të mira të botës, ngase vlerësimet e fundit të dala nga WEBOMETRCS, Universiteti i Gjakovës është ngritur për 3446 vende.

 “Në Universitetin e Gjakovës funksionon laboratori i kimisë së përgjithshme, analitike dhe organike për studentët e Fakultetit të Edukimit, laboratori multimedial për studentët e drejtimit gjuhës angleze në Fakultetin e Filologjisë, për realizimin praktik në lëndën “Përkthim dhe Interpretim”, laboratori i spektrofotometrisë dhe i absorberit atomik dhe laboratori shkencor për mbledhjen e markerëve bio-mjekësor për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Përveç ligjëratave teorike dhe seminareve, studentët janë të obliguar të ndjekin edhe mësimin praktik të organizuar në laboratorët e pajisura për fitimin e shkathtësive praktike profesionale dhe iu ndihmon studentëve në përvetësimin e përvojës së punës”, ka nënvizuar rektori Nimani, duke sqaruar se laboratorët në fjalë shërbejnë për ngritjen e cilësisë së punës shkencore, si dhe aftësimin e studentëve për punë praktike dhe hulumtuese. Gjithnjë sipas tij, punën në laboratorë me studentë e koordinojnë dhe organizojnë profesorët dhe asistentët e njësive akademike të lëndëve që kanë të bëjnë me mësimin praktik në laborator, ku studentëve u shpjegohen format dhe metodat e punës, mjetet, teknikat dhe strategjitë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …