Adem Lushaj

Adem Lushaj: Vendimi i AKP-së për likuidimin e ndërmarrjeve:“Apiko” dhe “Iliria”, është politik dhe tejet i dëmshëm

Institucionet e vendit, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, dënuan sërish banorët e Komunës së Deçanit, duke vazhduar pengimin e zhvillimit të kësaj komune dhe uzurpimin e pronave publike. Pas ndëshkimit të marr nga Gjykata Supreme, e më pas edhe Gjykata Kushtetuese, kësaj radhe, deçanasit po ndëshkohen nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit (AKP), i cili deri më tash, as që kishte reaguar ndaj veprimeve politike dhe marrje të kompetencave nga institucionet tashmë in-ekzistente (AKM). Ky Agjension, me një Vendim qyqar, ka vendos në likuidim, dy ndërmarrjet publike të Deçanit, për të cilat me vite, qytetarët reagojnë dhe mundohen ti mbrojnë ato, ngase po fuqizohet Vendimi i Qeverisë së Millosheviqit, mbi falje të pronave të këtyre ndërmarrjeve, falje që iu bë Manastirit të Deçanit në vitin 1997. Vendimi i Agjensionit për Privatizim i Kosovës, për ti vendos në likuidim dy ndërmarrjet publike të Deçanit, “Apiko” dhe “Iliria”, është si vazhdimësi e Vendimeve tjera politike të institucioneve vendore e ndërkombëtare, e që janë kundër interesave të qytetarëve të Deçanit, por janë në favorizim të Manastirit. Me këtë vendim për likuidim të këtyre ndërmarrjeve, përfundimisht po bëhet rrënimi i objekteve ekzistuese dhe pronësimi i tyre nga Manastiri. Ky vendim dhe vendimet tjera të deritashme, janë të pa pranueshme, ndërsa përgjegjës për këto dëme që iu bëhet deçanasve, është ekzekutivi komunal i Deçanit dhe institucionet qendrore të Republikës së Kosovës.

Presidenca, Qeveria dhe institucionet tjera përgjegjëse të Republikës së Kosovës, kanë treguar se janë “mekanizma politik” dhe të pa afta të rezistojnë ndaj presioneve politike ndërkombëtare, e mbi të gjitha, të atyre nga Serbia. Deputetët e parlamentit të Kosovës, pothuajse ishin dhe janë në gjumë të “ariut”, apo nuk kanë guxuar dhe nuk guxojnë të merren me shqetësimet e qytetarëve, për pronat e falura nga Serbia, e më vonë edhe nga institucionet “tona”.

I bëjmë me dije gjithë përfaqësuesit e institucioneve që morën vendime kundër qytetarëve, kundër zhvillimit të vendit, do jenë të mallkuar nga zoti, nga populli dhe nga vet resurset natyrore e zhvillimore të Deçanit.

Qofshi të mallkuar për jetë!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …