Këshilltari politik i kryetarit Thaçi, Adil Behramaj, pas debatit politik se kush e mbron dhe kush nuk mund ta mbrojë UÇK-në, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, duke thënë se nga 100 deputetët shqiptarë, as 61 prej tyre nuk janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së. Sipas tij, disa deputetë nuk janë të interesuar që të koordinohet e ta miratojnë ligjin që mbron vlerat e luftës, por interesohen vetëm për përfitime politike dhe se fshehurazi siç ka theksuar ai, i gëzohen eliminimeve politike dhe ndëshkimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …