Behramaj: Vjosa Osmani po përdorë lajme të rreme kundër Thaçit për t'ia pamundësuar lirimin më kusht

Adil Behramaj: Disa nga këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit

Ish-këshilltari i kryetarit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas një deklarate të anëtares së kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. ka thënë se Albulena Haxhiu është shfaqur si eksperte e tendencave, duke cituar deklaratën e saj. “Albulena Haxhiu mbrëmë na qenka shfaqur si eksperte e tendencave, duke thënë se ‘ka pasur tendencë nga Thaçi që ta shpëtojë vetën dhe t’i çojë të tjerët në Hagë’”, thotë ai.

Behramaj shkruan se këto deklarata janë të krisura dhe tregojnë se LV-ja i ka prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit.

“Derisa nuk turpërohen për këto deklarata të krisura dhe me pafytyrësi i përsërisin edhe pasi Hashim Thaçi  tashmë ndodhet në Hagë, krejt treguesit e tendencës dëshmojnë se këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …