Adil Behramaj, dikur këshilltar i ish-kryetarit Hashim Thaçi, ka thënë se Veton Surroi, tash edhe pjesë e ekipit të Kosovës për bisedime me Serbinë, po bën propagandë kundër ish-kryetarit me para të shtetit norvegjez, i cili vlerësohet për neutralitet në politikën ndërkombëtare. “Si trashëgimtar i denjë i Rexhai Surroit, meqë Spanja është ende me sistemin monarkik, Vetoi Surroi është tepër i përshtatshëm për shef të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Spanjë. Deri vonë Surroi ka bërë propagandë kundër Hashim Thaçit me para të vetat dhe me ato që i kishin mbetur prej ish-Jugosllavisë. Ndërsa, tash po vazhdon të bëjë propagandë kundër tij, por me para të tatimpaguesve norvegjezë, shteti i të cilëve vlerësohet për neutralitetin në politikën ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …