Tradita e përcjelljes brez pas brezi e tërë trashëgimisë gojore e ka krijuar tek shqiptaret kastën e rapsodëve popullor te cilët mësonin përmendesh me mira vargje,ata duke I dëgjuar këngëtaret me te moshuar duke I kënduar edhe vet ngjarjet e caktuar historike ndodhitë e ndryshme rajonale merrni pjese edhe ne krijimin dhe mbajtjen gjallë te eposit popullor kënga ne shekuj ka jetuar se bashku me shqiptarin, ajo shënon te kaluarën ndodhin shembujt e jetesës trimërinë ruajtjen dhe restaurimin e vlerave autentike, këngëtaret përcillnin neper breza traditën e pa shkruar gojore ata ishin poet popullor tregimtar te zgjuar njohës te mentalitetit dhe traditës se popullit përkrahës se dualizmit kombëtar dhe mbi te gjitha restaurues besnik te traditës gojore ashtu si ne trevat shqiptare edhe Drenica ka pasur rapsodë të njohur, të cilët kanë lënë gjurmë të fortë në këndimin tonë tradicional, ne mesin e brezit te fundit të këngëtarëve popullorë janë shquar për një kohë të gjatë: Selman Haradin Bala dhe Adil Cena, të cilët i përkasin brezit të rapsodëve të mirënjohur si: Sali e Feriz Krasniqi, Rizah Bllaca, Bajrush Doda, Sef Mleqani, Rexhë Kopiliqi,Tahir Drenica, Hashim Shala, Augustin Uka, Lan Dobra e shumë të tjerë.
Selman Haradin Bala ( 1918- 1989)
Selman Haradin Bala u lind më 25 janar 1918, në fshatin Karraticë i takonte një familje të varfër por me tradita te shquara të atdhe dashurisë. Ne vitin 1936 i ndodhur përball një presioni sistematik nga një kolonist serb, babai i Selmanit, Haradin Bala e vret serbin dhe me krejt familjen arratiset ne Shqipëri. Pushteti i Zogut në atë kohë, për të cilin nuk mund të thuhej se nuk iu kushtonte kujdes kosovarëve që ndiqeshin nga Serbia familjen e Galaj nga Drenica e vendos në Fushë Krujë ku aso kohe ishin vendosur edhe shumë shqiptar të tjerë te përndjekur nga Kosova te cilët kishin rënë në konflikt me regjimin pushtues serbë dhe kishin migruar për ti ikur shfarosjes . Selmani aso kohe 18 vjeçar fillon mësimet dhe kryen me sukses shkollën e pylltarisë në Shqipëri. në vitin 1941 me rastin e kapitullimit të Jugosllavisë dhe depërtimit të forcave shqiptare italiane ne Kosovë familja e Haradin Balës kthehet në vendlindje. Edhe pse e kishte mbaruar me sukses shkollën e pylltarisë Selmani nuk do ta ushtronte profesionin meqë shkollimin e kishte kryer në Shqipëri, ndërsa regjimin titist dinte se babi i tij e kishte vrarë një kolonist serb. Me qëllim për ta ngritur familjen ai punonte punë të ndryshme. Fillimisht ka punuar Mihjen Sipërfaqësore në Bardh të Madh, (ish-Bellaçevc) pastaj në një ndërmarrje tregtare në fshatin Hade në Fushë Kosovë e gjetkë.
Fillimisht Selman Haradin Bala filloi te këndojë me rapsodin Halil Cervadiku pastaj një kohë të gjatë ka kënduar me rapsodin Adil Cen Dugollin nga fshati Nekoc.
Për veç këngës u shqua për një stil të veçante e autentik të këndimit Selmani ka qenë njohës i shkëlqyer rrëfimeve sarkastike e humoristike popullore. E njihte mirë filozofinë popullore. Kishte prirje të lindur për emetim, ishte orator i dalluar, rrëfente, anekdota, krijonte situata humori, satirizonte dukuritë e dëmshme shoqërore.
Me që një kohë kishte qëndruar në Shqipëri, Selmani nuk e hiqte kurrë nga mendja pjesën sovrane të atdheut. Edhe pse ishte në shënjestër të regjimit komunist, titist, ai kishte qëndruar i pa thyeshëm, i pa tundur në qëndrimet e tij atdhetare.
Sipas një regjistri që kishte përpiluar sa ishte gjallë ai kishte shënuar titujt e 300 këngëve të cilat i dinte e i kishte mësuar dhe i këndonte për mëndësh.
Duke qenë se ishte afirmuar si këngëtar popullor, merr pjesë nëpër edhe nëpër festivale të ndryshme si në festivalin popullor të Gllogovcit, tani Drenas ku shquhej me këngë dhe humor popullor. Për angazhim dhe sukses të veçantë i ndahet edhe një mirënjohje.
Kryengritja shqiptare e viti 1981 kishte bërë qe tërë Drenica të të përkrahte kërkesën për Kosovën Republikë. Familja e Selmanit, si dhe shumë familjet të tjera atdhetare, kishin qenë në shënjestër të ndjekjeve, përgjimeve, burgosjeve e maltretimeve, por represioni nuk e kishte thyer ndjenjën e atdhedashurisë. Selmani po në atë frymë i kishte edukuar edhe bijtë.
Në vitin 1984, djalin e tij, Abedin Bala, i cili gjendej në shërbimin ushtarak në Maribor të Sllovenisë, e kishte arrestuar Sigurimi Ushtarak Jugosllav. Ai me disa të burgosur politikë akuzohej se kishte planifikuar rezistencën e armatosur. Ishte paraburgosur me 15 shokë të tjerë, të cilët ishin dënuar me 10 e 15 vjet burg të rëndë. Atë e kishin keqtrajtuar fizikisht, derisa më 15 janar të vitit 1985 vdes në tortura të CZ-së famëkeqe të Beogradit. Dy shokët e tij të burgut, Zymer Krasniqi nga Besia e Prishtinës, dhe Isuf Dragaçina nga Bujani i Lypjanit, të dënuar për pjesëmarrje në demonstratat e vitit 1981 rrëfejnë në hollësi për torturat dhe mizoritë që kishin ushtruar inspektorët e KOS-it jugosllav kundër Abedinit të pathyeshëm, i cili deri në çastin e fundit të jetës, nuk ishte thyer shpirtërisht.
Vrasja mizore e djalit, në burgun famëkeq, në CZ-së së Beogradit, Selman Haradinin e kishte goditur rëndë. Ai e kishte ndërprerë këngën, e kishte ndërprerë humorin e satirën. Pas atij akti tragjik sëmuret dhe në vitet e fundit e jetës e dërrmon edhe astma. Ka vdekur më 24 prill të vitit 1989. Në epokën e luftës së UÇK-së bijtë e Selman Haradinit qysh në ditët e para i bashkohen radhëve të luftës së armatosur kundër regjimit gjakatar serb. Ata luftuan dhe qëndruan trimërisht, duka ja quar në vend amanetin e vëllait dëshmor, të cilin serbët e kishin mbytur në tortura. Haradin Bala po ashtu djali i rapsodit të ndjerë Selman Bala është dënuar nga Tribunali i Hagës, gjoja për luftën e tij kundër forcave ushtarake e policore serbe dhe ka mbajt 10 vjet burg, në Sheveningen dhe në një burg të Francës. Emri, vepra dhe kënga e Selman Balajt nga Karratica e Epërme do të mbesin të paharruara për jetë e mot. Kënga e tij atdhetare, zëri i tij burrëror ruhen edhe në fonotekën e Radios Kosova e Lirë.
Adil Cenë Dugolli ( 1924 – 1999)
Një rapsod tjetër i njohur në Drenicë ka qenë edhe mësuesi e atdhetari, Adil Cenë Dugolli nga fshati Nekoc. Adili u lind më 11 Mars të vitit 1924. Ashtu si edhe shumë familje të tjera të Drenicës, edhe familja e tij ballafaqohej me varfëri dhe skamje. Si i ri kishte treguar talent dhe zgjuarsi. Regjistrohet në shkollën pesëvjeçare të asaj kohe në gjuhën serbe, në fshatin Sedllar tani Shalë. Mësimet i mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Pas kthimit nga ushtria, duke qenë se kishte filluar hapja e shkollave edhe në gjuhën shqipe, Adilin e caktojnë të punojë mësoj mësues në fshatin Fushticë e Epërme, e pastaj edhe në Shalë. Në kohën e pjekurisë, ai shfaqë interesim edhe për këngën popullore, këngën, e cila rikthente në kujtesë tërë traditën e së kaluarës, thente në kujtesë luftërat dhe bëmat e kryetrimave që kishin sakrifikuar gjithë çka kishin pasur, për ta ruajtur gjuhën, nderin, besën, zakonet e traditën autentike shqiptare.
I frymëzuar nga kënga burimore, ai një kohë të gjatë do ta kultivojë atë së bashku me rapsodin asokohe të afirmuar, Selman Haradin Balaj nga Karratica. Ata fillojnë të këndojnë nëpër dasma dhe festa të ndryshme familjare. Adili do të shquhej për një timbër jashtëzakonisht muzikal, ndërsa Selmani kishte zë të ashpër burrëror. Dueti ishte kombinim i veçantë, meqë sajohej një harmoni natyrale e këndimit, një timbër muzikal që joshte dëgjuesit. Selman Haradini dhe Adil Cena shquheshin në mesin e këngëtarëve të kohës edhe me faktin se ishin këngëtarë të arsimuar dhe kishin lexuar libra, vjersha e romane. Adili kishte punuar shumë kohë në arsim. Ai përveç shumë këngëve tradicionale që i kishte mësuar përmendsh, kishte krijuar edhe këngë origjinale, kishte bërë intervenime gjuhësore stilistike e metrike. Kishte një bukurshkrim fenomenal dhe në fletoren e këngëve të tij binte në sy pedanteria, korrektësia gjuhësore, qasja artistike ndaj krijimeve. Adili dhe Selmani këndonin sidomos këngë patriotike, këngë të cilat zgjonin vetëdijen kombëtare, vetëdijen militante çlirimtare. Kënga asokohe ishte pothuajse i vetmi mjet komunikimi me të kaluarën, me historinë e cila iu mohohej shqiptarëve me traditat e atdhedashurisë, të cilat pushtuesi titist mundohej t’i degradonte e t’ i degjeneronte.
Në vitet e 90-ta, me rastin e sulmeve të para që kishin organizuar luftëtarët e ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familja e Adilit ashtu sikurse të gjitha familjet e të burgosurve politikë, ndodhej në shënjestër të goditjeve nga pushteti dhe bashkëpunëtorët shqipfolës. Pas vrasjes në rrethana të panjohura të një pylltari, organet e UDB-së e arrestojnë Adilin dhe të bijtë: Ilirin, Gafurrin dhe Enverin, të cilët i shtrojnë në tortura mizore. Asokohe policët serbë kishin torturuar e maltretuar edhe Adilin, edhe pse ai ishte i moshuar dhe me shëndet të dobët. Familja e tij ishte në shënjestër të regjimit të Milosheviqit, ashtu sikur kishte qenë edhe më parë. Në vitin 1996 e arrestojnë për herë të dytë djalin e tij Enver Dugolli, i cili kishte marrë pjesë aktive në protestat e Marsit dhe Prillit 1981 dhe ishte dënuar, 11 vjet burg. Ai dënohet sërish me burg të rëndë si pjesëtar i “ një grupi ilegal”, i cili çlirimin e Kosovës e parashihte me organizimin e luftës së armatosur.
Vitet e fundit të pleqërisë Adil Cena i kalon me shqetësime të njëpasnjëshme. Me moral të fortë dhe me bindje të thellë në ardhmërinë e lirë, ishte ballafaquar me shqetësime të pandërprera. Familja e tij ishte në shënjestër të goditjes së armiqve.
Djali i tij, Bujari ishte kryesues i Lëvizjes Studentore. Në gjysmën e dytë të viteve të 90-ta filloi rikthimi militant i lëvizjes, shtëpia e tij ishte bërë çerdhe e çlirimtarëve. Në qershor të vitit 1998 kur UÇK-ja kishte zënë pozicione në të gjitha pikat strategjike të Drenicës, policia serbe arreston, në Ferizaj, djalin e vëllait të tij, Cenë Tafil Dugollin, të cilin e mbysin mizorisht.
Bijtë e Adilit rreshtohen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku marrin pjesë në luftë. Gjatë luftimeve në Rahovec, plagoset rëndë, Ilir Dugolli, i biri i Adilit. Vitin e fundit të jetës Adili e kalon nëpër fortesat e luftës çlirimtare. Së bashku me bijtë, me familjen e të gjithë bashkëfshatarët do të qëndrojë i paluhatshëm në tendë najloni, në acar, në mungesë të barërave dhe në mungesë të ushqimit të mjaftueshëm. Deri në frymëmarrjen e fundit ai tregoi qëndresë, moral të fortë dhe besim në fitore. Muajt e fundit të luftës i kishte kaluar në mesin e mijëra banorëve të zhvendosur në Grykën e Gashit, ku kishin gjetur strehë të zhvendosurit nga fshatrat e Drenicës dhe më gjerë. Mbahej fort. Kujtesa nuk e kishte lënë, por trupi ju kishte tretur. Më 14 qershor kur kishte jehuar anekënd jehona e krismave të fitores, kur të gjithë bashkëfshatarët e Nekocit ishin kthyer në shtëpitë e djegura e të shkatërruara, i bindur në thellësinë e shpirtit se gjaku çlirimtar ishte shpaguar, duke e thithur për herë të fundit ajrin e lirisë, vdes Adil Dugolli. Brengën për të birin, Enverin, i cili ndodhej në burgjet e pushtuesit serb, e kishte marrë me vete.
Jeta dhe vepra e këtyre rapsodëve të njohur të këngëve folklorike shqiptare është e mbushur me shqetësime, krenari por edhe me besimin e patundur në fitore. Fryma militante këngës së tyre patriotike e kishte brumosur idealin çlirimtar. Kënga e tyre e lirisë, sot jehon lirshëm anekënd trojeve të Shqipërisë ende të ndarë fizikisht por të bashkuar shpirtërisht.
Ahmet Qeriqi
Qershor 2001