Adil Fetahu

ADIL FETAHU: AKADEMIKU SERB APELON PËR KOALICION SLLAVO-GREK ANTISHQIPTAR II

Shkencëtarët bullgarë: Peter Mitev dhe Antonina Zhelaskova në vitin 2001 kërkuan nga politikani më kompetent dhe më me ndikim në Maqedoni, Arben Xhferi (1948-2012), që t’iu thotë se si e sheh të ardhmën e Kosovës, ai kishte një përgjigje lapidare me një fjalë: “Aviano” (“Makedonija na raskrscu”, Sofija, 2008, fq.173). E dihet se afër qytetit italian Aviano, gjendet baza ushtarake e NATO-s, prej së cilës në vitin 1999 është bombarduar Jugosllavia, gjegjësisht Serbia. Do të thotë, NATO është ardhmëria e “Kosovës”, është kjo bindje prej së cilës nuk heqin dorë as Vashingtoni, as Brukseli, as Prishtina, as Tirana, as Shqiptarët e Maqedonisë të cilët këto ditë e pritën Albin Kurtin me eufori.

Prandaj nuk na çudisin reagimet e vakta ndaj këtij eksplodimi të shqiptaromadhësisë. Për Amerikanët, ambasada e së cilës është ministri e kontrollit të përhershëm të të qeverive maqedone, dhe për NATO-n, është krejtësisht njësoj se si do t’i rregullojë Shqipëria marrëdhënietme fqinjët. Është cikërrimë për to, ndërsa kufiri i empatisë përputhet  me kakulimet egoiste. Me rëndësi është vetëm që në njëfar mënyre të imponohen dhe të krijohen kushtet formale në mënyrë që i tërë korupsi nacional sqiptar, qoftë si disa shtete, qoftë si një shtet, të futet në Alancën Atlantike.  Lufta në Ukrainë vetëm sa e ka forcua dhe mprehë këtë motivim të thellë të angazhimit në Ballkan.

Ambasadori amerikan në Serbi, i cili një kohë ka qenë ambassador edhe në Shkup, Kristofer Hill, me një nënqeshje gadi cinike dhe me lehtësi i komentoi ngjarjet në Tetovë e Shkup të cilat shkaktuan tallaze në rajon: “Po ia lë imagjinatës suaj se çfarë mund të mendojnë njerëzit për ato ngjarje, ose pyeteni dikën tjetër”. Pastaj e përsëriti atë floskulën, se ShBA-të u bëjnë thirrje të dy palëve që përmes dialogut të gjejnë zgjidhjen kompromisi për problmin e Kosovës. Ndërkaq, kolegu i tij në Prishtinë, Xhefri Hovenier, ishte më i qartë, por as ai nuk dha kurrfarë vlerësimi për “shetinë” e Kurtit në Maqedoninë e Veriut.  Sipas raportit të agjensionit “Klan Kosova”, Hoveneire ka thënë se “ShBA-të nuk e mbështesin as Shqipërinë e Madhe, as Serbinë e Madhe; ato e mbështesin sovranitetin dhe inegritetin territorial të të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor, dhe nuk e mbështesin idenë e ridefinimit të kufijve në rajonin e Ballkanit. Çdo tentim për të ndryshuar kufijtë, do ishte kontrproduktiv dhe destbilizues”. Siç shihet, diplomati i rryer amerikan e shfrytëzoi edhe këtë rast për të bërë simetrinë midis idesë së “Shqipërisë së Madhe” dhe “Serbisë së Madhe”, ndonërse valvitja e flamurit të “Shqipërisë Etnike’ që e bëri Kurti në Tetovë, nuk ka mund të shërbejnë si shkas që të përmendet edhe njëherë bauku i “Serbisë së Madhe”.

Do të thotë, nuk kanë rëndësi reprimet që ndërmerr kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës – në kundërshtim me të gjitha parimet të drejtës ndërkombëtare, uzuset diplomatike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore (ndaj Maqedonisë së Veriut), veçse është me rëndësi të vazhdojë disi dialogu, apo më mirë me thënë “dialogu” midis Beogradit e Prishtinës, me qëllim e përfundim të qartë, që Serbia de facto (pasiqë de iure nuk shkon kurrësesi) ta njohë pavarësinë e të ashtuquajturës “Kosova”, që pastaj me manipulime të ndryshme interpretimi dhe me presion, tash më tepër se kurrë (gjatë luftës në Ukrainë), do të disiplinoheshin aleatët dhe krijohet bindja se janë përmbushur kushtet për anëtarësimin e saj në NATO. Duhet të shfrytëzohet ky momentum,  pasiqë po afrohen zgjedhjet presidenciale në ShBA, dhe është e paqartë se si do të zhvillohet fati i lutëfs në Ukrainë.

Mbështetja e Britanisë së Madhe

Pa dyshim, Albin Kurti të gjitha këto i di mirë. Sepse nuk janë këto reflekse prej dje. Është fjala vetëm për aksin aktual të “procesit të gjatë brodollov” . Madje shumë të gjatë. Me paraqitjet dramatike dhe kërcënuese të tashme, të cilat nuk mund të nënçmohen, gjithnjë duhet shikuar të kaluarën, sepse esenca e proceseve bashkëkohore nuk mund të kuptohet në tërësi dhe të merret qëndrim adekuat ndaj tyre pa e ditur parahistorinë e tyre. Ai vështrim nuk guxon të jetë statik, por duhet të jetë dinamik. Çelësi i interpretimit të drejtë qëndron në zotërimin e njohjes së kontinuitetit dhe diskontinuitetit dialektik, rrjedhës së ngjarjeve të cilat e bëjnë rrjedhën e historisë. Për shkak të hapësirës së kufizuar të këtij komenti, do të paraqes vetëm disa elemente relevante të zhvillimit të procesit për realizimin e projektit të “Shqipërisë së Madhe”, në koordinatat e tij trans-historike dhe fenomenologjike.

Patjetër duhet filluar nga “Lidhja e Prizrenit” (1878-1881), për të cilën ekziston një lëndë voluminoze, dokumente dhe literaturë llojesh, destinimesh, orientimesh dhe cilësishë të ndryshme, dhe për cilën mendimet janë diametralisht të ndryshme.  Liga ishte shprehje e rezistencës së Shqiptarëve kundër ndarjes së territorieve në të cilat ata jetonin, dhe kjo ndodhi për shkak të dobësimit të Perandorisë Osmane. Liga përmbante kompoente fetare, sociale dhe ideologjike heterogjene të shoqërisë së atëhershme shqiptare, me dominim musliman. Si e tillë, i konvenonte Portës së Lartë, ngase luftonte për ruajtjen e kufivje të territoreve osmane. Dhe kjo i konventonte jo vetëm Portës. Shkenca shqiptare tendencioze përpiqet ta paraqet Lidhjen se ka qenë lëvizje kombëtare unike e të gjithë shqiptarëve, gjë që faktet historike e demantojnë këtë. Vetëm tri ditë pas kuvendit themelues të Prizrenit (10.07.1878), në të cilin u miratua “Statuti” dhe “Programi”, në ditën e fillimit të Kongresit të Berlinit, Shqiptarët e Shkodrës miratuan “Memorandumin” e tyre dhe ia dërguan pjesëmarrësve të Kongresit. Veçmas është interesante dhe indikative pika e pestë e atij memorandumi, në të cilin, përveç tjerash, thuhet:

“E vetmja mbrojtje e Shqipërisë mund të jetë Britania e Madhe. Ndonëse bie ndesh me drejtësinë dhe se ajo është jetësisht e interesuar për Shqipërinë, Britania e vetmja mbështetë përpjekjet për t’u krijuar një digë solide kundër depërtimit sllav në Adriatik, e ajo digë mund të jenë vetëm popujt të cilët i rrezikon ai invazion (sllav,v.j.). Sllavët të cilët këtu janë infiltruar fshehtë, tash e kanë ndërprerë atë praktikë dhe zëvendësuar me durim dhe me propagandë tjetër për dhunë të hapur” (M.Bojiq: Arbanaska liga, Beograd, 2010, fq.226).

Atë kohë kur është shkruar ky emorandum, Amerika nuk ka qenë fuqi botërore. Britania ishte, ajo edhe më tutje është aty, por tash bashkë me Amerikën. Kundërvënja depërtimit sllav (lexo: rus) në Adriatik, mbetet konstantë, së cilës i vehet në shërbim çdogjë. “Aviano”, për të cilën fliste Arben Xhaferi. “Aviano” e përjetshme! Në bazë të dokumenteve dhe qëndrimeve të “Lidhjes së Prizrenit“, shihet qartë se ideja për “Shqipërinë e Madhe”  ishte pjekur dhe konceptualisht  është formuar në funt të shekullit XIX. Në ndërkohë është ndryshuar (e zgjëruar) vetëm sa i përket hapsirës së kufijve të saj të imagjinuar.

Sipas pikëpamjes së organizatave shqiptare në emigracion pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas të ashtuquajturës “Lidhja e Tretë”, Tirana marksiste-leniniste, e sot “demokratike” dhe nacionalistët nga Prishtina, në përbërje të “ Shqipërisë së Madhe” duhet të hyjë edhe Krushevci.  Më saktë, kufiri i “Shqipërisë së Madhe” duhet të nisë “në perëndim të Shpicës, qytetit dhe rajonit të pjesën malazeze të bregdetit adriatik, të zbresë e përfshijë kufirin e dikurshëm të nahijes së Cërnicës, pastaj në perëndim të Lumit Cërnojeviqi dhe të përfshijë krejtësisht bazenin e Liqenit të Shkodrës. Pastaj do të ngritej deri në Shpuzë, duke  përfshirë edhe atë qytet, dhe nga Spuzhi do shkonte në Kollashin, Novi Pazar, Krushevc dhe Nish. Prej Nishi do zbriste kah Kumanova, Velesi e Manastiri. Pastaj kalon në Greqi, arrinë deri në Florinë dhe në lindje të Preveës del në det. Natyrisht, të gjitha qytetet e përmendura do duhej të hynin në përbërjen e shtetit, si pjesë të tij të imagjinuara” (M.Bojiq, “Arbanaska liga”, fq.218).

Duke iu kthyer së kaluarës, vërejmë se në Konferencën e Ambasadorëve të fuqive të mëdha në Londër më 1913, pas Luftës së Dytë Ballkanike, në bisedimet për përkufizimin e Shqipërisë, Austria inistonte që shteteve ballkanike nuk iu takon asnjë rajon i populluar ekskluzivisht me Shqiptarë, gjë që, sipas raportimeve, këtë e mbështeste edhe diplomacia britanike, ndërsa kësaj kërkese në mënyrë më të vendosur iu kundërvu Rusia, si përfaqësuese e sllavëve të Ballkanit (Peter Bartl: ”Albanci od Srednjeg veka do danas”, fq.142).  Austrohungaria është meritore për formimin e kombit shqiptar, për çfarë ka shkruar në mënyrë të shkëlqyeshme historianja e ndjerë bullgare Teodora Toleva.  Austrohungaria qysh moti nuk ekziston, e Austria nuk është faktor i rendësisëm në këtë lojë, por tash është Gjermania për të cilën trashëgimia diplomatike dhe logjika austrohungareze nuk janë të hueja. Fundja, edhe në BE shumëkush e përjeton (Gjermaninë, v.j.) si Austrohungari bashkëkohore, por dukshëm më të zbehtë.

Fati i KeM si shembëll

Konferenca e Londres ka mbetur larg, por Londra eshte aty, adresati i ”Memorandumit” te Komitetit te Shkodres te Lidhjes se Prizrenit nga viti 1878. Mu ne kohen e ngaterrimit dhe eskalimit te problemit te Kosoves dhe zhytjes se pjeses se prapme te nendetses shqiptaromadhe ne Maqedonine e Veriut, doajeni i diplomacise britanike, ish-ambasador ne Jugosllavi, sir Ajvor Roberts, dha nje interviste ne portalin “Demostat”. Me nje ndjenje te holle per momentin u paraqit si njefar “Lorensi nga Ballkani”, qe ne menyre elegante,  perfide dhe  mbizoteruese, te jepe disa leksione racionale  dhe sepaku dy  porosi qenesisht te rendesishme, te cilat ua le t’i komentojne analistet ma kompetent te momentit tone politik. Por, nga kendi i temes per te cilen po flasim, eshte interesant kritika e Robertsit ndaj Komisionit te Badinterit qe, sipas tij, nuk i ka kushtuar kujdesin e duhur mundesise qe me kembim te territoreve, te cilat do beheshin me marreveshje, ndoshta kane mundur te shmangen “migracionet masovike te popullsise gjate konflikteve ne hapesirat e ish-Jugosllavise”.

“Migrimet masovike” ketu jane vetem eufemizma per pastrimet etnike. Komsioni baksuz  i Badinterit mori qendrim qe kufijte e republikave ne menyre automatike te shnderrohen ne kufij nderkombetar. Vazhdimin e dijme… Por, a ka kjo ndonje lidhje me kufirin midis Serbise dhe “Republikes se Kosoves”, e ndoshta edhe me ate te Maqedonise dhe me “Shqiperine e Madhe”? Duhet me qene i kujdesshem dhe i gatshem per gjithçka. Per fuqite e medha tabu teme eshte vetem ajo qe ua rrezikon interesat e tyre, e sa per respektimin e te drejtes nderkombetare nuk ka kuptim as te flitet, ndonese duhet te flitet e te perseritet.

Pas imponimit te shou-çfaqjes se Kurtit, me retoriken dhe ikonografine shqiptaromadhe ne Tetove dhe ne Çair te Shkupit, krahas madherimit te “Mandeles shqiptare” , Adem Demaçit, ka pasur disa reagime negative nga adresat zyrtare te Maqedonise dhe te Serbise, duke perfshire edhe ato ma te lartat, si dhe terheqja e verejtjes nga analistet dhe ekspertet, se ne procesin e realizimit te projektit te “Shqiperise se Madhe” tashme eshte kaluar prej fjaleve ne vepra, gje qe mund ta rrezikoje situaten edhe ashtu te brishte ne rajon.

Po veçoj ketu mendimin e ballancuar te gazetarit te njohur,  Zhelko Shajn, korespeodent i Politikes nga Shkupi, njohes i jashtezakonshem i situates ne Maqedoni dhe me gjare ne Ballkan (“Kosovo-online”,17.08), i cili terheq vemendjen ne ate se Masqedonia e Veriut eshte e kryqezuar midis  pretendimeve shqiptaromedha dhe atyre bullgaromedha, se gjenden ne njefar “sendwiqi”. Shajn ka permendur se “ne kete moment akoma nuk eshte rrezikuar seriozisht sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonise se Veriut, por se eshte mire te kthehemi pak prapa dhe “ta kujtojme se çfare ndodhi ne Kosove”, e qe ai (lexo: Shajn, v.j.} ishte deshmitare i ngarjeve prej vitit 1985 deri me 1991. Kur gradualisht nisen me do kerkesa naïve, si psh. ajo per ndryshimin e Kushtetutes se Jugosllavise se atehershme, qe te arrinin deri aty kur deputetet e Kuvendit te atehershem te Kosoves, respektivisht parlamenti krahinor ne Kaçanik e shpalli “Republiken e Kosoves”. Keshtu qe, ajo qe ndodhi ne Tetove dhe ne Çair te Shkupit, eshte vetem nje situate hyrese me ikonografi te “Shqiperise se Madhe” dhe shpallje e Kurtit kryeminister i te gjithe Shqiptareve. Kjo nuk eshte aspak naïve dhe mund te ndodhe qe nje dite te mblidhen te gjithe deputetet shqiptare nga Mali Zi, nga KeM, nga Shqiperia, nga Greqia e nga Maqedonia, prej te gjitha parlementeve, dhe te marrin vendim ne te cilin do thone se “Shqiperia e Madhe funksionon”.

Nuk e kemi veshtire te pajtohemi me Shajn-in, veçse nuk eshte e preferueshme te insistohet teper ne konstatimin e tij qetesues lidhur me ate se sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonise se Veriut akoma nuk eshte rrezikuar seriozisht, sepse ai konstatim eshte vetem formalisht i sakte. Une mendoj dhe ka kohe qe vertetoj se “Shqiperia e Madhe” tashme ekziston.

Shqiptaret ne nje mase e kane realizuar ate qe demografet e quajne “kontinuteti etnik pertej kufijve”, ne te cilin levizin papengueshem, ç’eshte e drejta jo ne baze te te drejtes nderkombetare, veçse sipas asaj thenies se patriarkut Pavle: “Te kujna jane delet, i atij eshte livadhi”.

Shumekush do te thote se “Shqiperia e Madhe” kurre nuk do te zyrtarizohet as do te njihet si shtet. Pajtohem se per nje kohe te gjate nuk do te njihet, por valle: a eshte me e rendesishme ajo qe eshte zyrtarizuar e ne realitet nuk ekziston, apo ajo qe nuk eshte zyrtrizuar por  realisht ekziston?

Mblidhni mendjen o Serbe, Maqedone, Malazeze dhe Greke, se askush nga jashte nuk do te ju ndihmoje!

(Marrur nga “Novi Sandard”.

 

Shqiperoi dhe pergatiti per shtyp, Adil FETHU

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …