RAPORTI I SHTABIT TË BRIGADËS 27 SERBE, DËRGUAR SHTABIT TË DIVIZIONIT 46 TË ARMATËS JUGOSLLAVE (8.IV.1945)
Shtabi i Brigadës 27 Serbe
Rigoroz sekret, Nr.23
8.IV.1945
SHTABIT TË DIVIZIONIT 46 TË ARMATËS JUGOSLLAVE
Dërgon raport mbi përjelljën
e njerëzve të mobilizuar
deri në Shkodër
Lidhur me urdhërin e atij shtabi, rig.sekret, nr.47, kjo Brigadë ka marrë detyrë të përcjellë deri në Shkodër grupin prej 7376 shqiptarëve të mobilizuar. Këta njerëz të mobilizuar brigada i ka përcjellur deri në Shkodër, ndërsa një pjesë deri në Tivar, në tri eshalone.
Eshaloni i parë:,komandant nëntogeri Pejiq V.Jovan, komandant i batalionit 1 të Brigadës 27, me 2394 shqiptarë të mobilizuar dhe tërë batalioni i parë i Brigadës 27 si përcjellje, që ështe nisur nga Prizreni më 24 mars 1945, në ora 7. Është dashur të niset në ora 6, por me qenë se buka nuk arriti me kohë, për këtë shkak nisja u bë me një orë vonesë. Njerëzit morën ushqimin e thatë për dy ditë. Atë ditë eshaloni arriti në Kukës rreth orës 18, aty edhe bujti. Gjatë natës 5 shqiptarë kanë tentuar të ikin, por kanë hasur në rojën shqiptare, mbi të cilët njeni prej ikësve ka hedhur bombë dhe e ka plagosur një roje shqiptare. Prej atyre të pesëve, janë vrarë 3, ndërsa dy janë kapur të gjallë dhe i janë dorëzuar komandantit të eshalonit.
Më 25.III.1945, eshaloni është nisur nga Kukësi dhe gjatë ditës ka arritur në 10 km para Fusharzës, ku edhe ka kaluar natën. Aty njeni prej atyre dyve të cilët patën tentuar të ikin, përsëri tentoi të ikë, por u kap dhe u pushkatua.
Më 26.III.1945 eshaloni ka kaluar rrugën prej Fusharëze deri te ura e shembur mbi lum, 15 km përtej Puke, ku ka kaluar natën. Gjatë natës janë kaluar komorat dhe kafshët.
Më 27.III.1945, në mbrëmje eshaloni ka arritur në Shkodër, pa asnjë incident tjetër.
Më 28.III.1945, eshaloni ka pushuar në Shkodër.
Më 29.III.1945, gjysma e Bataionit 1, me shqiptarët e mobilizuar ka marshua për Tivar, ku shqiptarët iu dorëzuan Divizionit 9, ndërsa gjysma tjetër është këthyer me kamion për në Prizren (është fjala për përcjellësit, a.f.).
Më 30.III. deri më 1.IV.1945, me kamionë, pjesë-pjesë u transportua batalioni, ashtu që më 1.IV. deri në ora 19 tërë batalioni arriti në Prizren.
Eshaloni II:: Komandant – nëntogeri Bozhidar Radisavleviq, komandant i Batalionit 4. Përbërja: 2382 shqiptarë të mobilizuar. Batalioni 4 i Brigadës 27, i përforcuar me njësitin e brigadës pranë Shtabit – çeta disiplinore, togu i vëzhguesve për lidhje. Me këtë eshalon ka shkuar shtabi i Brigadës. Eshaloni është nisur ng Prireni më 26.III.1945, në ora 6. Kah ora 18 ka arritur në Kukës, ku ka kaluar natën. Gjatë asaj dite janë kaluar 37 km. Disiplina e marshit ka qenë e mirë. Askush nuk ka munguar as ka tentuar të ikë. Më 27.III.’45 eshaloni është nisur nga Kukësi në ora 3 dhe duke kaluar gjatë ditës 61 km. ka arritur në Fusharëz rreth orës 23, ku ka kaluar natën. Gjatë ditës 31 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 8 kanë mbetur në spital, të sëmurë nga tifoja, ndërsa të tjerët kanë vazhduar me njësinë. Atë ditë, një shqiptar ka kërcyer nga ura te Fusharëza, është mbytur dhe ka mbetur aty. Gjatë marshimit disiplina ka qenë e mirë.
Më 28.III, eshaloni është nisur nga Fusharëza në ora 8 dhe gjatë ditës ka arritur te ura e shembur, 18 km përtej Puke. Gjatë natës janë kaluar përtej lumi qerret dhe kuajtë. Aty edhe është kaluar nata. Disiplina gjatë marshmit e ka lëshuar pak, për shkak të lodhjes së njerëzve dhe për shkak të sabotimit të shqiptarëve, të cilët me qëllim e zhagitnin kolonën. Kanë dezertuar 4 shqiptarë, të cilët u kapën nga batalioni 2 dhe 3 ,dhe vazhduan tutje.
Më29.III.1945, eshaloni ka lëvizur nga vendi ku e ka kaluar natën dhe rreth orës 13 arriti te lumi Drin, ku filloi me “skele” (trap,vj.) të kalohet përtej. Kalimi ka shkuar mjaft ngdalë, ashtu që ka zgjatur deri në ora 24 dhe për këtë shkak nuk mund të shkohej më tutje, prandaj është dashur aty të kalohet nata. Prej aty kanë ikur 3 shqiptarë, të cilët i ka kapur batalioni 2 dhe 3. Gjatë ditës u kaluan afro 40 km. Disiplina e lëshoi pak, për shkak të lodhjes dhe veshmbatjthjeve të dobëta të luftëtarëve tanë. Më 30.III.1945 eshaloni arriti në Skodër rreth orës 8 dhe u vendos në kazermë. Rreth orës 11 të mobilizuarit i janë dorëzuar Brigades 10 malazeze. Batalioni 4 dhe njësitet e Shtabit janë vendosur në ndërtesa të veçanta të kazermës, për të pushuar.
Nga Prizreni janë nisur 2382, ndërsa Brigadës malazeze i janë dorëzuar 2367, dmth. 15 veta më pak, prej të cilëve 8 kanë mbetur në spital për shkak të tifos së morrave, 3 kanë ikur por janë kapur nga eshaloni 3, një ka kërcyer nga ura dhe është mbytur. Gjatë marshimit nuk ka pasur të infektuar me sëmundje ngjitëse në radhët e luftëtarëve tanë. Disiplina ka qenë e mirë. Gjendja me veshmbathje shumë e dobët.
Eshaloni i III: Komandant Çira Stojiçkoviq, komandant i batalionit 2 të Brigadës 27. Pëbërja: 2600 shqiptarë të mobilizuar dhe batalioniet 2 dhe 3 të Brigadës 27, si përjellës. Nga Prizreni është nisur më 27.III.1945, në ora 6:30. Gjatë ditës ka kaluar rreth 37 km dhe ka arritur në Kukës, ku ka kalua natën. Prej aty janë këthyer prapa 47 shqiptarë të sëmurë.
Më 28.III, eshaloni ka vazhduar rrugën dhe ka kaluar afro 61 km, ndërsa natën e ka kaluar në Fusharëz. Nga Fusharëza janë këthyer mbrapa 25 shqiptarë të sëmurë.
Gjatë 29.III eshaloni ka kaluar rreth 40 km dhe natën e ka kaluar afër lumit, 15 km përtej Puke. Prej aty janë këthyer edhe 2 shqiptarë të sëmurë.
Më 30.III ka kaluar edhe 30 km dhe eshaloni kaloi natën te skelja e lumit Drin, ku është bërë kalimi i lumit. Kalimi është bërë me mjaft vështirësi, prandaj nuk ka mund të vazhdohej marshimi deri në Shkodër, por aty është kaluar nata.
Më 31.III, në mëngjes, rreth orës 8, eshaloni ka arritur në Shkodër dhe është vendosur në kazermë. Prej këtij eshaloni janë këthyer prapa një umër i konsideruar të sëmurësh, 74 vetë. Ky eshaloni i ka mbledhur edhe një numër të dezertuarësh nga eshalonet I dhe II, po ka pasur edhe mjaft asi që i janë bashkaur gjatë rrugës, me gjasë ata ishin banditë që kanë ikur nga batalioni 4 i Brigadës 4 Kosovare.
Morali dhe disiplina kanë qenë mjaft të mira. Në marshutën e fundit disiplina e ka lëshua ca, kolona zvarritej pa nevojë. Kjo ishte për shkak të lodhjes së luftëtarëve, mbathjeve të dobëta dhe zhagitjes së kolonës së shqiptarëve – sabotim. Veç kësaj, edhe ushqimi i njerëve të këtij eshaloni nuk ishte organizuar më së miri, prandaj edhe kjo ka ndikuar që disiplina e marshimit ditën e fundit e kishte lëshuar. Ushqimi i kafshëve ka qenë mjaft i dobë. Rrugës nuk ka pasur incidente. Ky eshalon është nisur nga Prizreni me 2600 shqiptarë, ndërsa në Shkodër kanë arritur 2539. Gjatë rrugës janë këthyer për në Prizreni 74 të sëmurë. Këtu diferena del të jetë 61. Por, është kështu për shak se ky eshalon i ka mbledhur dezerterët e shaloneve praprake, dhe siç kemi thënë më lart, ka pasur edhe asi të ikur tjerë që i janë bashkaur eshalonit.
Gjatë kontrollit të këtij eshaloni më 1.IV, janë gjetur 32 bomba, 2 revole dhe 12 kama (thika). Pasiqë me eshalonin II, të cilin prej Shkodre deri në Tivar e ka përcjellur Brigada 10 malazeze, pat ndodhur incident i pakëndshëm në Tivar, me ç‘rast ka pasur rreth 450 shqiptarë të vdekur dhe rreth 120 të plagosur, për këtë shkak, kjo brigadë mori detyrën që këtë eshalon ta përcjell deri në Tivar. Përcjelljen e ka bërë batalioni 2, i përforcuar me togun e lidhjës dhe togun e vëzhguesve të Brigadës 27. Kalimi i lumit Buna ka filluar më 1.IV në ora 24. Grupi prej 200 shqiptarëve, i cili duhej të kalonte i dyti me radhë, kryengritën dhe sulmuan ushtarët tanë. Është hapur zjarr dhe me atë rast janë vrarë 6 shqiptarë dhe 2 luftëtarë tanë, ndërsa 12 shqiptarë janë plagosur. Luftëtarët tanë janë varrosur në Tivar. Marshimi i mëtejshëm deri në Tivar është bërë më 2.IV.1945. Atë ditë janë kaluar 48 km, me rregullin më të mire. Eshaloni ka arritur në Tivar rreth orës 17 dhe menjëherë i është dorëzuar Divizinit 9 Dalmatin. Në Tivar atë ditë janë dorëzuar gjithejt 2517 shqiptarë. Dallimi prej 2539, sa kishin arritur në Shkodër (22 veta), konsiston në: 12 të plagosur në Skelën e Bunës; 6 të vrarë; 1 i vdekur në kazermë për shkak të sëmundjes; 1 i vrarë në kazermë për shkak të sulmit mbi rojën për t’ia rrëmbyer pushkën, dhe 2 kanë mbetur në spital të Shkorër, të cilët do t’i merr Divizioni 9.
Më 3.IV, janë këthyer me kamionë deri në Shkodër batalioni 2, togu i lidhjes dhe togu i vëzhuesve të Brigadës 27. Të njëjtën ditë është fillluar për në Prizren, një pjesë këmbë e një pjesë me kamionë. Me kamionë janë bartur në rend të parë të sëmurët dhe të zbathurit, e pas tyre të tjerët, ashtu që të gjitha njësitet e brigadës 27, përfundimisht kanë arritur në Prizren më 6 prill deri në ora 20. Ashtu si kanë arritur njësitet, janë dezinfektur, pastruar dhe kanë marrë vaksinën kundër tifos së morrave.
Disipina e marshimit: Me rastin e nisjës nga Prizreni, secili eshalon i shqiptarëve ka qenë i ndarë në grupe nga 100 vetë. Secili grup i është besuar numrit të caktaur të luftëtaraëve dhe udhëheqësve të kësaj brigade. Këtyre u është caktuar detyra dhe përgjegjësia që njerëzit të cilët u janë besuar, në Shkodër duhet t’ia dorëzojnë komandantit të eshalonit në numër aq sa i kanë marrë. Katër (4) grupe të tilla kanë formuar batalionin, i cili i është besuar një udhëheqësi. Batalionet i janë nënshtruar komandantit të kolonës dhe shtabit të tij. Gjatë marshimit ka ekzistuar oficeri kujdestar i kolonës, si organ i komandantit të kolonës, për të kontrolluar rendin gjatë marshimit. Dalja e shqiptarëve nga kolona është penguar nga luftëtarët tanë, ndërsa ndalja prapa kolone nuk është lejuar kurrësesi. Në çdo 50 minuta hecje, u është dhënë 10 minuta ndalje, ndërsa pas 4 orë marshimi – një orë pushim. Kontrolli i udhëheqësve mbi luftëtarët dhe ndërvartësit ka qenë i pandërprerë dhe efikas, gjë që ka bërë të mos ketë asnjë incident në Tivar. Ditën e fundit të marshimit ka pasur pak zhagitje dhe dendësim të kolonës, por kjo më të shumtën është bërë për shkak të lodhjes së njerëzve, të ciët ditë e natë ishin në detyrë. Udhëheqësit më të lartë – shtabet ishin në nivel të denjë.
Raporti i luftëtarëve dhe i udhëheqësve tanë ndaj shqiptarëve të mobilizuar: Para nisjes nga Prizreni, luftëtarëve dhe udhëheqësve tanë u është tërhequr vërejtja dhe u janë dhënë direktiva se si të sillen me shqiptarët dhe kjo është bërë sëpari me urdhër me shkrim e pastaj në bisedë me gojë. Kështu, luftëtararëve dhe udhëheqësve tanë u është shpjeguar se qëndrimi ndaj shqiptarëve duhet të jetë plotësisht korrekt, madje edhe shoqëror, sepse ata njerëz janë mobilizuar për t’i plotësuar radhët tona, që në luftën tonë të riedukohën, të përfitohen për neve. Poashtu, është theksuar se luftëtarët dhe udhëheqësit tanë me qëndrimin e tyre nuk guxojnë të ndikojnë në rrënimin e vllazërim-bashkimit të popujve të Jugosllavisë të cilin ne dëshirojmë dhe përpiqemi ta ndërtojmë plotësisht në Kosovë e Metoho, as që luftëtarët dhe udhëheqësit tanë me qëndrimin e tyre nuk guxojnë t’i japin material porpagandës armiqësore për t’i thyer radhët tona. Këtë porosi luftëtarët dhe udhëheqësit tanë e kanë kuptuar drejtë dhe mund të thuhet se plotësisht e kanë zbatuar në veprim. Gjatë marshimit nuk ka pasur raste të rrahjes, sharje dhe maltretime të tilla, gjë që ka rezultuar me marshim të rrregullt të eshaloneve, me fare pak dezertime në krahasim me numrin e madh të të mobilizuarëve. Poashtu, raporti i masave shqiptare ndaj nesh mund të thuhet se ishte i mirë. Ka pasur aty-këtu në mesin e tyre ndonjë keqbërës, të futur qëllimisht, të cilët kanë tentuar të përhapin parulla të ndryshme në masë. Kështu për shembëll, ka pasur parulla se do t’i vrasin, se po i çojnë në punë e jo në ushtri, etj. Shumëkush i pyesnin rojet, se a po shkojmë në punë a në ushtri, se ata do të dëshironin të shkojnë në ushtri. Këto parulla në fillim kanë bërë që shqiptarët ishin shumë të rezervuar, të frikësuar dhe mosbesues. Por, me qëndrimin e luftëtarëve dhe të udhëheqësve tanë, me kujdesin për ushqimin e tyre, veçmas kur në Shkodër morën bukë të bardhë dhe ushqim të zier, sikur edhe luftëtarët tanë, parullat e përmedura ishin pa efekt e pa pasoja. Kështu, shqiptarët u bindën plotësisht se po shkojnë në ushtri, iu erdhi vullnet, bile një pjesë e tyre u enthusiazmua, ashtu që keqbërësit mbetën të vetmuar dhe tentuan sulme të vetmuara mbi luftëtarët tanë, si për shembëll, ai në kazermën e Shkodrës m 1.IV dhe në Bunë midis 1 e 2.IV.1945.
Raporti i ushtrisë sonë ndaj popusllsisë shqiptare dhe ndaj pushtetit shqiptar: Para nisjës, ushtarëve tanë u është shpjeguar se do të kalojmë nëpër shtet të huaj por aleat yni, në të cilin e përfaqësojmë armatën tonë dhe këtë ushtarët tanë e kuptunr drejtë, ashtu që gjatë tërë kohës kanë mbajtur qëndrim ushtarak të rregullt dhe mendojmë se në asnjë rast nuk i është dhënë shkas reagimit as propagandës armiqësore për të rrënuar autoritetin tonë. Popullsia shqiptare ishte e enthusiazmuar me luftën tonë dhe marshimin tonë, gjë që u manifestua në shfaqjen për popullsinë që u dha në Kukës më 26.III., në mbrëmje. Çdokund ishte vu fotografia e Titos në anën e djathtë, ndërsa e Enver Hoxhës në anën e majtë. Gjatë manifestimit, tërë kohën brohoritej: Tito – Hoxha! Shqiptarët me simpati takoheshin me ushtarët dhe me oficerët tanë, bisedonin me ta miqësisht dhe interesoheshin për luftën dhe marshimin tonë. Shumë prej tyre kanë qenë luftëtarë madje edhe udhëheqës me njesitë tona të ndryshme dhe për këtë flisnin me shumë qejf dhe dëshirë. Me fjalë tjera, është arritur shumë në afrimin e popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë dhe në eliminimin e urrejtjës midis shqiptarëve dhe popujve të Jugosllavisë që ka ekzistuar deri në këtë luftë.
Gatishmëria dhe aftësia luftarake e ushtrisë sonë gjatë marshimit: Me qenë se dihej se marshimi do të kalojë nëpër territorin në të cilin ka grupe kaçakësh, marshimi nuk ka mund të zbatohet si një udhëtim i zakonshëm, veçse i përcjellur me siguri si marshim. Secili eshalon është dashur të sigurohet në ballë dhe në funt. Sistemi i sigurimit nuk ishte aq i plotë, ngase nuk kishte nevojë për siguri më të fortë. Rëndom është shpërndarë nga një dhjetëshe me pushkomitralez si pararojë dhe nga një tog si mbrojtje. Siguria anash nuk ishte caktuar, për shkak të terrenit të rrëpijshëm. Në vendet ku pushohej natën, sigurimin e bënte një çetë, ndërsa të tjerët pushonin. Gatishmëria ka qenë gjithnjë me armë dhe luftëtarët ishin të gatshëm në çdo moment të përgjigjen me luftë. Kjo u dëshmua në tentimin e pasuksesshëm të sulmit mbi rojën tonë më 1.IV, në kazermën e Shkodrës dhe natën më 1 e 2. IV, te lumi Buna. Do të thotë, lodhja e luftëtarëve tanë nuk ka ndikuar as zvogëuar aftësinë dhe gatishmërinë e tyre luftarake.
Ushqimi: Para nisjes,secili luftëtar dhe secili shqiptar ka marrë ushqimin e thatë për 2 ditë: bukë dhe mish të zier. Për dy ditët tjera ushqimi është bartur me kamionë. Përsëri kishte bukë dhe mish të terur. Marrë në përgjithësi, mund të thuhet se ushqimi nuk ka qenë aq i mirë. Gjatë kohës së qëndrimit në Shkoder, gjatë kohës së marshimit deri në Tivar dhe gjatë këthimit deri në Pukë, ushqimi ka qenë i shkëlqyeshëm. Domethënë, derisa ushqimi vinte nga intendantura e Divizionit 9, ka qnë shumë më i mirë se sa ai që vinte prej intendanturës sonë. Ushqimi i kafshëve gjatë tërë kohës ka qenë i dobët, sepse mungonte sana. Për këtë shkak, kafshët u dobësuan shumë dhe u lodhën.
Gjendja shëndetësore e luftëtarëve tanë ka qenë e mirë gjatë tërë kohës. Sëmundje ngjitëse nuk ka pasur në mesin e ushtarëve tanë, veçse ka pasur lëndime të këmbëve për shkak të mbathjeve të dobëta. Gjendja shëndetësore e kafshëve ishte e dobët. Për shkak të ushqimit të dotët, kafshët që edhe ashtu ishin të dobëta, kanë mbaruar. Kështu, gjatë rrugës u sëmur një kal nga kallja e tetivës; nga kallja e thundrave 3 kuaj; nga shpimet 22 kuaj; ndërsa 3 kanë ngordhur.
Për shkak të mungesës së patkonjëve janë sëmurë 11 kuaj. Mjetet e dobëta të ngarkimit e kanë përkeqësuar akoma më tepër shëndetin e kafshëve. Në këtë gjendje shëndetësore të kafshëve, atyre iu nevojiten bile 15 ditë pushim, që të këndellën për të mund të përdoren përsëri.
Me të këthyer, njerëzit janë dezinfektuar, larë dhe vaksinuar kundër tifos së morrave.
Gjendja shëndetëore e shqiptarëve ishte mjaft e keqe. Janë mbushur morra dhe një numër i konsiderueshëm i tyre janë sëmurë nga morrat dhe sigurisht edhe një numër i konsiderueshëm janë në fazën e inkubacionit. Ka pasur të sëmurë edhe nga sëmundje tjera, prandaj të gjithë të sëmurët kanë mbetur në spitale në Prizren ose në Shkodër.
Gjendja e veshmbathjes: Para nisjes së marshimit ishte kjo gjendje: 1300 kanë qenë dathur; 200 gjysmdathur; 700 pa veshje të poshtme; 650 pa rroba. Tërë marshimi është bërë rrugës kryesore, e shtruar me gurë të shtypur, që i copëtonte mbathjet, ashtu që në fund të marshit gjendja e veshmbathjes ishte edhe më e mjerueshme.
Nëse ia bëjmë një vëshrim të përgjithshëm tërë marshimit, shihet se luftëtarët gjatë luftës së deritashme kanë fituar një rutinë, ç’është e drejta jo në nivelin e dëshiruar. Ata janë bërë seriozë dhe me seriozitet i marrin detyrat që u jepen. Autoriteti i udhëheqëve është ngritur, por jo deri në nivel të kënaqshëm. Udhëheqësit e lartë dhe të ultë drejt e kuptojnë pozitën e tyre dhe bëjnë përpjeke t’i përmbushin detyrat e besuara. Kanë të meta në njohuri dhe në disiplinë, por ato të meta janë më të vogla se sa ishin gjatë dimrit dhe gjithnjë e më tepër po evitohen.
Rapporti i mësipërm ju dërgohet në kompetencë.
Përgatiti për shtyp: Adil FETAHU